Mësuesi pedofil “Më ftoi për përmirësim note, më zhveshi”

Rrëfimi i adoleshentes. Mësuesi e mohon, por policia e kapi në flagrancë

“Denoncimi është kryer ditën e premte, rreth orës 23:30, nga familjarët e adoleshentes e E.V”

Nota – Mësuesi dyshohet se e kishte ftuar 15-vjeçaren në banesë dhe në këmbim të kryerjes së marrëdhënies seksuale, ai do t’i përmirësonte notën

Flagranca – “Pas mbërritjes në banesën e mësuesit, u bë arrestimi në flagrancë i tij, pasi ky i fundit po tentonte të kryente marrëdhënie seksuale me të miturën

Banesa – Adoleshentja po bënte rreth tri orë që kishte shkuar në banesën e mësuesit, i cili kishte mbyllur derën e shtëpisë me çelës

Ardi Bushi   

komisariati i Mirdites“Mësuesi më ftoi në shtëpinë e tij për të përmirësuar notën. Më tha se kisha dalë shumë keq në lëndën e anglishtes dhe duhet të shikoja bashkë me të rezultatin e testit. E njihja prej kohësh dhe nuk dyshoja për asnjë gjë. Por, pasi u futa në shtëpi, ai mbylli derën me çelës dhe unë pashë që në banesë nuk kishte asnjë njeri tjetër. Këtu nisa të frikësohesha”. Ky është rrëfimi i adoleshentes, V.F, nga Rrësheni, e cila pretendon se mësuesi Ded Gjini e ka ftuar në banesë dhe tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale. Në prani të prindërve dhe një psikologeje, në Komisariatin e Policisë së Rrëshenit, adoleshentja ka treguar se fillimisht ka qenë në banesën e një shoqeje dhe pasi ka dalë prej andej, ka takuar mësuesin. Ky i fundit e kishte qortuar ashpër, pasi kishte dalë shumë keq në lëndën e anglishtes dhe e kishte ftuar në banesë, për të parë testin.

Më pas, nëpërmjet kërcënimeve se do e ngelte, ai ka mundur ta zhveshë, megjithëse vajza nuk ka pranuar. Mësuesi i dyshuar për pedofili i ka kërkuar që të mos bërtasë, pasi në të kundërt do e kishte punën keq në shkollë. Vajza, e trembur, i është bindur mësuesit, por ka kundërshtuar të kryejë marrëdhënie seksuale. Ai ka nisur ta ngacmojë me veprime të turpshme, ndërsa i ka kërkuar që të mos tregonte asnjë gjë se çfarë po ndodhte në banesë. Madje, mësuesi dyshohet se e ka kërcënuar edhe për veprimet e vajzës në shkollë.

Sipas policisë, pas “zhdukjes” së vajzës, prindërit e saj janë paraqitur në polici dhe kanë denoncuar rastin. Disa agjentë policie kanë shkuar te shoqet e adoleshentes dhe pasi kanë mësuar se ajo ishte drejtuar te shtëpia e mësuesit, ata janë drejtuar te banesa e tij. Megjithatë, verifikimet zgjatën rreth tri orë dhe në këtë kohë, mësuesi e kishte përgatitur “prenë” e tij. Policia thotë se ka ndërhyrë me shpejtësi në banesë dhe ka gjetur vajzën të zhveshur. Mësuesi është shtangur dhe u është bindur urdhrave të policisë, duke shkuar në komisariat.

Burime nga policia lokale thanë për gazetën “Shqip” se mësuesi 63-vjeçar ka mohuar çdo akuzë të vajzës dhe familjarëve të saj, duke pohuar se gjithçka është kurth. Ai ka shpjeguar se V.F e ka thirrur për konsulta në lëndën e anglishtes, duke qenë se 15-vjeçarja kishte mangësi të shumta, madje në test kishte dalë shumë keq. “E kam thirrur nxënësen V.F për të dhënë sërish provimin dhe për të përmirësuar notën”, mësohet se ka deklaruar Gjini, megjithëse deklarata nuk ka asnjë bazë, pasi testimi i kësaj lëndë bëhet në shkollë dhe jo në banesën e tij private, aq më tepër në orët e darkës.

Këtë dëshmi, policia e ka rrëzuar, pasi thotë se në momentin e arrestimit në banesën e tij, vajza e mitur është gjetur e zhveshur. Ndërhyrja në kohë e policisë ka sjellë që mësuesi maniak të mos e  arrinte qëllimin e tij.

Tashmë, mësuesi Gjini, pasi u kap në flagrancë, po hetohet për veprat penale të veprimeve të turpshme me të mitur, marrëdhënie seksuale me të mitur të mbetura në tentativë dhe shpërdorim detyre. Policia lokale tha se do të marrë në pyetje edhe shoqet e adoleshentes, për ndonjë veprim të dyshimtë të mësuesit të anglishtes, ndërsa edhe stafi pedagogjik i shkollës ku mësonte vajza do pyeten. Hetimet do të fokusohen te ndonjë rast tjetër i mundshëm i mësuesit, por nuk përjashtohet as “kurthi”. Burimet pohojnë se do të verifikojnë çdo pretendim të palëve dhe do të jetë prokuroria ajo që do të vendosë nëse do të kërkojë apo jo arrest me burg për 63-vjeçarin, duke qenë se edhe agjentët e policisë thanë se arrestimi është në flagrancë.

Autor te 15 Prill 2013. Aktualitet, Kryesoret. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Mario

    Po ca kurthi ka qen,policia deklaron se vajzen e gjeten lakuriq,kurse mesusi mohon akuzat…hahaha sa per te qeshur,po te ishte kurth pse e ka Len vajzen te xhvishet e kishte nxjer me shqelma nga shpia,donte mish te njom xhaja.

  • lis dushku

    kete mostren mrsues denoni 17 vjet ,jo nazimen