Si të kaloni një zhgënjim dashurie

Zhgënjimet në dashuri të japin dhimbje në çdo moshë, por kur jemi shumë të rinj dhe delikatë, ndonjëherë nuk dimë ta menaxhojmë. Për këtë arsye kërkojmë ndonjë bashkëpunim ose ndonjë këshillë sesi ta kalojmë momentin e zhgënjimit të dashurisë. Ja disa të tilla për filluar një jetë të re…

Psikologji

Dashuria mund t’ju çojë nga yjet në pluhur, në një çast të vetëm. Mjafton që vetëm njëri prej të dyve të thotë fjalën e fundit, që historia e “dashurisë” të përfundojë. Por shumë shpesh qëllon që dikush vazhdon të jetë ende i dashuruar dhe për këtë fakt ai apo ajo bie në një trishtim të thellë. Zhgënjimet e dashurisë të bëjnë të vuash, madje edhe gjatë. Të krijohet përshtypja që dhimbja nuk do të ndalet më, duket si një gjë që do të zgjasë deri në përjetësi. Por në realitet koha shëron të gjitha plagët. Kjo gjë është e vërtetë, pavarësisht se duket si klishe. Ne po ju sjellim disa sugjerime sesi të kaloni vuajtjen dhe dhimbjen e dashurisë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Dhimbja

Kjo është faza e parë e këtij procesi në të cilën ndiheni të braktisur, të shkatërruar, të pafuqishëm dhe nuk gjeni forcë për të marrë sërish në dorë jetën tuaj. Mbylleni në vetvete. Ish i dashuri është gjithmonë në qendër të mendimeve: “përse iku”, “çfarë do të jetë duke bërë”, “a mendon më për mua”. Ndihet një sens i thellë vetmie dhe braktisjeje, sikur e gjithë bota për rreth nuk ekziston më; është njësoj si të ishit të vetmit në ato kushte.

Zemërimi

Pas dhimbjes te ju fillojnë të shfaqen momentet e thella të zemërimit dhe të pakënaqësisë kundër ish të dashurit tuaj. I bëni pyetje vetes nëse ai apo ajo do të ketë një histori tjetër dashurie dhe që sigurisht do të ketë vendosur ta presë, sepse ka rënë në dashuri me një person tjetër. Për këtë gjë ai apo ajo urrehet, fyhet, sepse ju ka lënduar. Vuajtja ekziston akoma, ashtu si dëshira për të qëndruar vetëm. Por gjithashtu fillon edhe dëshira për t’u hakmarrë ndaj jetës. Hidhuni në situata të reja, ndryshoni diçka në paraqitjen tuaj, tentoni rrugë në të cilat, në situata të tjera, nuk do të kalonit asnjëherë. Një energji e re do të shfaqet, ajo do të jetë një shtysë për të kthyer faqe, herët a vonë.

Mos mendoni shumë për ish të dashurin tuaj

Duhet të ecni përpara, është diçka e keqe dhe e gabuar të mendoni shumë për atë që të ka shkaktuar një situatë të dhimbshme, zhgënjyese. Madje ju bën akoma dhe më keq nëse i bëni pyetje vetes mbi faktin nëse ka apo jo dikë pranë. Xhelozia në këtë çast kritik të bëhet një armë e fuqishme e vetëshkatërrimit. Në nivelin psikologjik, ekspertët këshillojnë një truk të vogël: të mendoni për një moment të bukur të kaluar kur ishit së bashku dhe dalëngadalë ta harroni këtë imazh, derisa të bëhet një ekran i zi hipotetik. Më pas gjithçka do të zhduket si me magji!

Mos provoni “gozhda del me gozhdë”

Nuk është e nevojshme të mbështeteni në një histori të re vetëm e vetëm për të harruar atë dhe për të kërkuar stimuj të rinj. Nëse nuk ka një interes real dhe një ndjenjë të vërtetë, më mirë lëreni fare. Do të jetë një raport që do të zgjasë pak dhe që në fund do të lërë pasiguri dhe frustracione të tjera. Më mirë vetëm sesa të keqshoqëruar, shpesh është më mirë të dëgjoni urtësinë popullore.

Autor te 20 Prill 2013. Ndryshe. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry