Studimi, Barbi ecën me katër gjymtyrë

Barbies-DimensionsNjë studim i ri vërteton se nëse Barbi do të ishte një femër e vërtetë, ajo s’do të mund të jetonte dot, pasi përmasat e saj janë shumë joreale

Barbi, një kukull plastike me gjymtyrë të lëvizshme, ka qenë një rrugë qorre për jetën e shumë vajzave të vogla në mbarë globin.

Fillimisht kaukaziane, me flokë bionde dhe sy bojëqielli, gjatë gjithë viteve të prodhimit të saj, ka çmendur fëmijët dhe koleksionuesit e kukullave në të gjithë botën.

Pavarësisht se karakteristikat trupore të Barbit kanë ndryshuar në mënyra të caktuara për t’iu përshtatur sa më mirë veçorive etnike të vendeve të botës, dimensionet e saj kurrë nuk kanë ndryshuar.

Sipas studimeve të fundit mbi përmasat trupore të Barbit, nuk është çudi përse gjithmonë vëllezërit e vegjël të vajzave që dashuronin kukullën bionde, tentonin t’i hiqnin asaj kokën e ta torturonin.

“Rehabs.com” është një burim online i të dhënave serioze, i cili ndihmon në trajtimin e substancave të dëmshme dhe çrregullimet e të ngrënit. Specialistët e kësaj faqeje sjellin në vëmendjen e të gjithëve efektet negative që përcjell figura e Barbit tek vajzat e vogla në moshë.

Edhe pse Barbi nuk është e gjallë dhe s’mund të absorbojë ushqim, njerëzit që kanë vendosur ta prodhojnë atë, i kanë dhënë me vetëdije përmasa çnjerëzore.

Nëse Barbi do të ishte një qenie njerëzore, ajo s’do të mund të mbijetonte për shumë gjatë.

Në mënyrë që të hedhë dritë mbi mesazhet që Barbi po përcjell tek të rejat, “Rehabs.com” bashkëpunoi me Qendrën e Jellit për ushqimin dhe çrregullimet e peshës, për të krijuar një grafik për masën e të brendshmeve që përdorin zakonisht femrat amerikane dhe ato që përdoren për veshjen e kukullave Barbi.

Pas një shikimi të shpejtë mbi përmasat e Barbit dhe mesatares së masës së grave, pjesa më e ngjashme për të dyja është masa e bustit.

Tabela e përftuar nga matjet e përmasave të trupit të Barbit dhe femrave, zbuloi se të dyjave veshjet e brendshme i rrinë sipas trupit dhe se format e lakuara nuk mungojnë. Nga ana tjetër gjatësia e bustit te Barbi është shtatë centimetra më e shkurtër sesa mesatarja normale e femrave.

Një tjetër përmasë, që jo vetëm i afrohet shumë asaj të femrave, por që në fakt është saktësisht e njëjtë, është perimetri i kokës.

Duket shumë e çuditshme që teksa pjesa tjetër e trupit të kukullës është një shtjetërsim i proporcioneve reale të femrës, vetëm koka e Barbit ka një masë të shëndetshme.

Përmasat e kokës së saj përputhen me mesataren e përmasave të femrave në Amerikë dhe botë. Sidoqoftë, studimi tregon se nëse Barbi do të ishte një krijesë e gjallë, përmasat e trupit të saj nuk do ta lejonin as të ngrinte kokën. Qafa e Barbit është shumë më e ngushtë sesa mesatarja e femrave dhe dy herë më e gjatë.

Ashtu sikurse qafa e Barbit nuk është në gjendje të mbajë kokën e saj, edhe këmbët nuk janë në gjendje të mbajnë trupin.

Studiuesit bëjnë shaka kur thonë se Barbi do të mund të jetonte vetëm në kohët e lashta, sepse si të vetmen mënyrë për të ecur do të kishte atë me katër gjymtyrë.

Madhësia e belit të Barbit është sa gjysma e belit të një gruaje të shëndetshme, ajo do të mund të nxinte brenda vetes vetëm një gjysmë mëlçie dhe shumë pak centimetra zorrë.

Nëse krijuesit e Barbit kishin si qëllim të pasqyronin nëpërmjet saj një femër që ha pak, ata jo vetëm që ia kanë arritur qëllimit, por edhe e kanë tejkaluar atë. Përmasat e Barbit nuk do ta lejonin atë të kishte një aparat tretës, kështu që asaj nuk do t’i duhej të hante fare.

Sipas studiuesve, i gjithë ndërtimi i trupit të Barbit është i gabuar. Le ta mendojmë pak se çfarë pasojash psikologjike lë kjo kukull më e dobët se normalja tek vajzat 6 deri në 10-vjeçare që luajnë me të. Duke parë përmasat e saj, a nuk tentojnë edhe këto vajza të duken të dobëta e të hanë sa më pak të jetë e mundur? Historia e Barbit dhe princit të saj i fut fëmijët në grackën e anemisë dhe për më tepër, gjasat që kjo kukull të jetojë në realitet, janë vetëm një në një miliard.

Shembet miti i kukullës më të famshme në planet, shkencëtarët zbulojnë se Barbi nuk do t’ia dilte të jetonte pasi përmasat e saj janë qesharake për jetën reale

Barbi do të mund të jetonte vetëm në kohët e lashta, sepse si të vetmen mënyrë për të ecur do të kishte atë me katër gjymtyrë

Qafa e Barbit është shumë më e ngushtë sesa mesatarja e femrave dhe dy herë më e gjatë, ajo nuk do të mund ta mbante kokën e saj, po ashtu as këmbët e holla nuk do të mbanin trupin.

Madhësia e belit të Barbit është sa gjysma e belit të një gruaje të shëndetshme, ajo do të mund të nxinte brenda vetes vetëm një gjysmë mëlçie dhe shumë pak centimetra zorrë

Autor te 21 Prill 2013. Ndryshe. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry