Kreu i PSV 91 Petro Koçi ka njoftuar sot shkrirjen e partisë së tij me Partinë Socialiste. Në deklaratën e tij, të bërë publike në rrjetin social “Facebook” Koçi shprehet se do të bashkohet pa asnjë kusht me Partinë Socialiste
“Pas bashkimit te së majtës socialiste me kthimin e LSI në Koalicionin e Majtë
2. Me realizimin e objektivit për ndërtimin e një koalicioni opozitar me një numër të madh subjektesh elektoralë
3. Duke pasur parasysh teknologjinë e sistemit aktual zgjedhor
4. Duke falenderuar gjithë bashkëpunëtorët luajalë në procesin e formimit dhe funksionimit të PSV 91
5. Duke rikujtuar se u riktheva në krye të PSV91 në Nëntor 2009 vetëm për të mos lejuar planin e kalimit të partisë në prehrin e maxhorancës së drejtuar nga Sali Berisha
6. Duke u shprehur mirënjohje të thellë për bashkëpunimin në ditët e vështira opozitare Kryetarëve të partive të opozitës Edi Rama, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Vangjel Dule si edhe për një periudhë ta caktuar Nard Ndoka
7. Duke e konsideruar kuptimpaktë konkurrimin e disa partive socialiste , përfshirë edhe PSV91 brenda të njëjtit koalicion elektoral
8. I ndërgjegjshëm se misioni politik i PSV91 ishte afatshkurtër
9. I sigurt se mbi 90% e votave që fiton PSV i shkëputen Partisë Socialiste
10. Duke llogaritur se votat e fituara prej PSV 91 mund të kthehen në mandate parlamentare për subjekte që në Koalicionin Opozitar renditen të dytat ose të tretat duke dëmtuar kësisoj rezultatin e PS
11. Duke përshëndetur dhe aprovuar Programin Politik dhe Qeverisës të PS
12. Duke pas qenë bashkëthemelues, bashkëluftëtar dhe bashkëdrejtues i PSSH
13. I bindur se ne socialistët mund të bëjmë një Shqipëri shumë më të mirë
Deklaroj bashkimin pa asnjë kusht me Partinë Socialiste”, ka shkruar Koçi.
23 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)