PSV 91 shkrihet me Partinë Socialiste, Koçi: Bashkimi pa kushte

Petro KoçiKreu i PSV 91 Petro Koçi ka njoftuar sot shkrirjen e partisë së tij me Partinë Socialiste. Në deklaratën e tij, të bërë publike në rrjetin social “Facebook” Koçi shprehet se do të bashkohet pa asnjë kusht me Partinë Socialiste

“Pas bashkimit te së majtës socialiste me kthimin e LSI në Koalicionin e Majtë

2. Me realizimin e objektivit për ndërtimin e një koalicioni opozitar me një numër të madh subjektesh elektoralë

3. Duke pasur parasysh teknologjinë e sistemit aktual zgjedhor

4. Duke falenderuar gjithë bashkëpunëtorët luajalë në procesin e formimit dhe funksionimit të PSV 91

5. Duke rikujtuar se u riktheva në krye të PSV91 në Nëntor 2009 vetëm për të mos lejuar planin e kalimit të partisë në prehrin e maxhorancës së drejtuar nga Sali Berisha

6. Duke u shprehur mirënjohje të thellë për bashkëpunimin në ditët e vështira opozitare Kryetarëve të partive të opozitës Edi Rama, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Vangjel Dule si edhe për një periudhë ta caktuar Nard Ndoka

7. Duke e konsideruar kuptimpaktë konkurrimin e disa partive socialiste , përfshirë edhe PSV91 brenda të njëjtit koalicion elektoral

8. I ndërgjegjshëm se misioni politik i PSV91 ishte afatshkurtër

9. I sigurt se mbi 90% e votave që fiton PSV i shkëputen Partisë Socialiste

10. Duke llogaritur se votat e fituara prej PSV 91 mund të kthehen në mandate parlamentare për subjekte që në Koalicionin Opozitar renditen të dytat ose të tretat duke dëmtuar kësisoj rezultatin e PS

11. Duke përshëndetur dhe aprovuar Programin Politik dhe Qeverisës të PS

12. Duke pas qenë bashkëthemelues, bashkëluftëtar dhe bashkëdrejtues i PSSH

13. I bindur se ne socialistët mund të bëjmë një Shqipëri shumë më të mirë

Deklaroj bashkimin pa asnjë kusht me Partinë Socialiste”, ka shkruar Koçi.

23 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Autor te 23 Prill 2013. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Zhugo Mezani

    Kujtova se eshte ekip futbolli PSV 91 dhe u ‘gezova’ per Edi Ramen se holandezet kane shume tifoza ne Shqiperi dhe do ti shtoheshin votat. Por kur me doli Petro Koci u c’genjeva dhe me vjen keq se ato 12 vete qe ka pasur Petro nuk kane per ta votuar Edvinin per inat te Petros. Keto jane koalicione komiko-qesharake1.

  • eljo

    e ka kuptuar si te gjiteh opozitaret e vertet qe nuk ka fitore pa bashkim nen nje koalicion!!!!!

    ndryshe nga kreshnik spahiu , nje delirant qe kerkon te perfitoje deputet nga ps!

  • skraparlliu

    po dhe LSI duhet te shkrihet tani

  • emigranti

    partia pa anetar e koçit shkrihet me ramen .. hahahahaaa