Fëmijët e emigrantëve në Greqi mund të lëvizin për Pashkë

kakavijeAthina “lëshon pe” pas bllokimit disamujor

Pas bisedimeve maratonë që zgjatën pothuajse dy muaj, më në fund qeveria greke ka vendosur të lejojë përkohësisht lëvizjen e lirë të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi, që në pasaportat e tyre shqiptare toponimet janë shkruar në gjuhën shqipe. Lajmi publikohet nga Ministria greke e Mbrojtjes së qytetarit dhe konfirmohet edhe nga ambasada jonë në Athinë. Sipas informacioneve të bëra publike, lëvizja e fëmijëve do të lejohet me rastin e Pashkës Ortodokse dhe përfundon në datën 12 maj. Pas këtij afati do të rikthehet sërish rregulli i vjetër në lëvizjen e qytetarëve shqiptarë, deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit që mban peng mijëra emigrantë shqiptarë në të dyja anët e kufirit. Siç dihet, Greqia ka penguar lëvizjen e fëmijëve të lindur në Greqi, nën pretekstin se në pasaportat biometrike toponimet greke janë shkruar në gjuhën shqipe. Për zgjidhjen e këtij ngërçi janë ngritur grupe pune, por ende nuk ka pasur ndonjë rezultat konkret. Pala greke insiston në korrigjimin e toponimeve greke për t’i shkruar në anglisht, sipas konventave ndërkombëtare.

Autor te 28 Prill 2013. Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry