Si t’i rezistoni tundimit për të ngrënë ëmbëlsira

Tundimi është gjë e keqe, apo jo? Për më tepër ai që ka të bëjë me ëmbëlsirat. Ka një mënyrë shumë të thjeshtë për t’i rezistuar atyre. Ju do të mundeni ta bëni këtë vetëm duke parë një fotografi ku janë të paraqitura ëmbëlsira. Përveç kësaj, ka edhe disa truke të tjera të volitshme për ju…

Shije

Dietat, fitnesi, regjimet e shëndetshme të të ushqyerit për t’u mbajtur në formë…të gjitha këto kthehen në inekzistente nëse përpara jush del një dyqan ëmbëlsirash të cilit nuk i rezistoni dot. T’u rezistosh ëmbëlsirave është një sfidë e vërtetë kundër forcës së vullnetit. Të gjithëve ne na ka ndodhur të jemi të dobët përpara një cope torte ose nutellës. Kjo është arsyeja pse, ndonjëherë, kur ju filloni një dietë, duhet të kërkoni forcën brenda jush për t’u rezistuar tundimeve. Ne në fakt shpikim lloj-lloj mënyrash për të mos ngrënë ëmbëlsira: në supermarkete shmangim raftet e ëmbëlsirave, kur na merr shumë uria hamë fruta të freskëta ose në të kundërt dalim nga shtëpia për t’iu larguar idesë së ushqimit.

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti Utrecht ka zbuluar se ekziston një mënyrë më efikase për t’iu rezistuar ëmbëlsirave. Nga studimet e kryera është zbuluar që të shikosh foto ëmbëlsirash, arrin të forcojë vullnetin për të ngrënë në mënyrë të shëndetshme dhe dietike. Studiuesja dhe psikologja Floor Kroese ka deklaruar se ndjenja e fajit mund të ndihmojë për të mbrojtur veten nga tundimi i ëmbëlsirave. Ajo shpjegon që parja e një fotoje që paraqet ëmbëlsira, u kujton personave në dietë objektivin që i kanë vënë vetes për të humbur peshë. Po me të njëjtin shpjegim të psikologes holandeze Kroese, bie dakord edhe një profesoreshë e studimeve të Universitetit të Çikagos. Tundimet nga ëmbëlsirat, në fund të fundit, kanë ndikim pozitiv mbi regjimin tonë të të ushqyerit, sepse dëshira për të ngrënë ndonjë ëmbëlsirë rrit ndjenjën e fajit. Një nga sekretet për të zbehur oreksin për ëmbëlsira është ai, për shembull, që te frigoriferi të vendosni foto që tregojnë shije të ndryshme ëmbëlsirash. Ndërkaq ekzistojnë edhe disa truke të tjera të thjeshta, të cilat do t’ju largojnë dëshirën e papërmbajtur për të ngrënë ëmbëlsira.

Ja se cilat janë ato:

1)Pirja e dy tabletave çaji të zakonshëm bimor, përveçse forcon metabolizmin tuaj, ka një funksion pastrues dhe kullues, duke vepruar kundër yndyrave; por mbi të gjitha luftojnë urinë nervore.

2) Nëse tundimi për ëmbëlsira bëhet i papërmbajtshëm, atëherë hani turshi, pasi ato kanë aftësinë që ju t’iu largoheni tundimeve të forta të ëmbëlsirave dhe ushqimeve të shpejta që përmbajnë yndyrë.

3) Yogurti përveçse ju largon urinë, rikthen florën bakterore, në sajë të enzimave që përmban, ju ndihmon të keni një bark të sheshtë. Ideja është që të hani një gotë jogurt, ose kos, tri apo katër herë në javë.

4)Po kështu janë edhe agrumet, si ananasi, limoni, portokalli, mandarina. Ananasi ndihmon në tharjen e lëngjeve që ndihmojnë formimin e celulitit; ndërkohë agrumet në përgjithësi janë të përbëra nga vitamina C dhe flavonoidi të cilat e bëjnë lëkurën elastike dhe të tonifikuar. Gjithashtu ato të japin një ndjesi ngopjeje, duke ju mbajtur larg ëmbëlsirave në një mënyrë të natyrshme. Si përfundim vlen të thuhet se ju nuk duhet të largoheni fare nga të ngrënit e ëmbëlsirave. Përkundrazi, organizmi ynë ka nevojë edhe për to. Por ju duhet të tregoheni të kujdesshëm që të mos arrini deri në tundime, të hani me kriter.

Autor te 29 Prill 2013. Ndryshe. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry