Gëzuar Pashkët ortodokse

Gëzuar Pashkët ortodokse

24
0
SHPËRNDAJE

imagesNë mesnatë, në të gjitha kishat e vendit u zhvilluan meshat e shenjta me rastin e Pashkëve ortodokse që përkujtojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit të së premtes së zezë.

Në Katedralen Ortodokse të Tiranes, fortlumturia e tij, kryepeshkopi Anastas, mbajti liturgjinë e shenjtë për besimtarët që ndoqën ceremoninë.

Pashkët simbolizojnë edhe thelbin e krishtërimit, ringjalljen e Krishtit, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

Meshat e shenjta u zhvilluan edhe në të gjitha kishat ortodokse të Shqipërisë.

Besimtarët nisën ceremonitë e Pashkëve që të premten e deri në mesnatë duke u gdhirë 5 maji.