Negociata deri në orët e vona për listat e PS-së

Sot mblidhet kryesia. Polemika për një deklaratë nga FRESSH

Deklarata – Një deklaratë e firmosur nga një grup eurosocialistësh paralajmëron bojkotimin e fushatës nëse nuk kandidohet Spiropali dhe Braçe

Spiropali – Kryetarja e FRESSH e cilëson pozitive deklaratën që mohohet nga krerët e PS-së dhe thekson se ajo dhe Braçe do të jenë në Parlament

Mbledhje e kryesise se PSNegociatat për mbylljen e listës së deputetëve të PS-së, janë zhvilluar deri në orët e vona të ditës së djeshme dhe pritet që edhe gjatë ditës së sotme të ketë bisedime, deri në mbledhjen e kryesisë, e cila pritet të zhvillohet në mesditë. Burime nga selia rozë, bëjnë të ditur se gjithçka është mbyllur vetëm  priten dy-tri lëvizje të vogla në listën e Qarkut të Tiranës, ku pritet të ketë një surprizë në lidhje me emrat sipër “vijës së kuqe”. Kryetarja e Forumit Eurosocialist, Elisa Spiropali, ka deklaruar dje në një postim në “Facebook” se ajo do të jetë në listën e kandidatëve të sigurt bashkë me nënkryetarin e grupit parlamentar, Erjon Braçe. Në fakt, çështja e Spiropalit dhe Braçes, ka provokuar një reagim nga një letër të një grupi eurosocialistësh, të cilët kanë dërguar në media një paralajmërim të fortë ndaj selisë rozë. Në një deklaratë theksohet se nëse nuk do të kandidojnë këta dy përfaqësues të opozitës, atëherë do të ketë bojkotim të FRESSH në fushatën e opozitës. Edhe pse kjo deklaratë nuk ka qenë zyrtare dhe drejtues të selisë rozë e kanë cilësuar si një reagim jo nga ana e FRESSH-it, vetë Spiropali nuk e ka mohuar këtë reagim si një zë që vjen nga baza. “Në media është shpërndarë një deklaratë shkruar nga një grup të rinjsh eurosocialistë që shpreh shqetësimin për përfaqësimin e FRESSH, emrit tim personalisht, dhe të deputetit të shkëlqyer, Erjon Braçe, në listat aq përfolura të Partisë Socialiste. Së pari, i përgëzoj ata për shqipen e kulluar dhe mendimin politik të shprehur aq qartë dhe me guxim. Gjë e rrallë në politikën shqiptare! Më tej, dua t’u them me përzemërsi se unë dhe Erjon Braçe, duke marrë leje për përdorimin e emrit të tij, jemi në luftë me pushtetin klientelist, arrogant dhe primitiv që po i merr frymën Shqipërisë, dhe jo me Partinë Socialiste, të cilën e duam pa kushte. Jemi të sigurt që këtë luftë do e fitojmë me 23 qershor së bashku me ju. Së fundmi, dua të siguroj ata dhe dashamirësit e tjerë të mesazheve apo letrave plot shqetësim se Erjon Braçe, unë dhe shumë “njerëz dinjitozë, të pakorruptuar dhe me integritet” siç shpreheni ju të dashur miq, do jemi në Kuvendin e Shqipërisë për ta çuar në fund luftën tonë të përbashkët”. Kjo ishte deklarata e kreut të FRESSH në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”. Mësohet se nënkryetari i grupit parlamentar socialist, siç e ka bërë të ditur “Shqip” prej kohësh do të jetë në emrat e parë të listës së Qarkut të Tiranës, ku siç mësohet do të figurojë edhe kryetarja e FRESSH-it.

Krerët

Thuajse janë të përfunduar dhe nuk do të ketë ndryshim të emrave të krerëve të qarqeve, të cilët do të drejtojnë listat e opozitës. Edi Rama do të kandidojë në Vlorë, ndërsa në Tiranë do të kryesojë ish-kryeministri Pandeli Majko. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, do të jetë në Qarkun e Fierit, Ben Blushi në Elbasan, Bashkim Fino në Korçë, Shkëlqim Cani, në Dibër, Mimoza Hafizi në Shkodër, Mimi Kodheli në Lezhë, Blendi Klosi në Durrës, Arben Ahmetaj në Gjirokastër, Vexhi Muçmataj në Kukës dhe Eduard Shalsi në Berat.

Emrat

Berat

  • Eduard Shalsi
  • Fidel Ylli
  • Ermonela Felaj
  • Eduard Bejko
  • Stavfi Ceca

 

Dibër

  • Shkëlqim Cani
  • Qemal Minxhozi
  • Ulsi Manja

 

Durrës

  • Blendi Klosi
  • Ilir Beqja
  • Klodiana Spahiu
  • Namik Dokle
  • Edison Konomi

 

Elbasan

  • Ben Blushi
  • Alfred Peza
  • Elvis Hushi
  • Damian Gjiknuri
  • Taulant Balla
  • Musa Ulqini
  • Luljeta Arapi

 

Fier

  • Gramoz Ruçi
  • Eglantina Gjermeni
  • Armando Subashi
  • Ilirian Celibashi
  • Ervin Koçi
  • Piro Lutaj

 

Gjirokastër

  • Erjon Veliaj
  • Arben Ahmetaj
  • Anastas Angjeli
  • Vladimir Kosta

 

Korçë

  • Bashkim Fino
  • Olta Xhaçka
  • Ilir Pendavinji
  • Ylli Siçishti
  • Irena Kallço

 

Kukës

  • Vexhi Muçmata
  • Vladimir Elezi

 

Lezhë

  • Mimi Kodheli
  • Armando Prenga
  • Ndrec Deda
  • Gjok Jaku

 

Shkodër

  • Mimoza Hafizi
  • Tom Doshi
  • Namik Kopliku
  • Paulin Sterkaj
  • Keti Bazhdari
  • Ndue Kola

 

Tiranë

  • Pandeli Majko
  • Lindita Nikolla
  • Erjon Braçe
  • Milena Harito
  • Sajmir Tahiri
  • Ditmir Bushati
  • Fatmir Xhafa
  • Ledi Shamku(Shkreli)
  • Ilir Gjoni
  • Vasilika Hysi
  • Artan Gaçi
  • Xhemal Qefalia
  • Parid Cara
  • Erisa Spiropali

 

Vlorë

  • Edi Rama
  • Valentina Leskaj
  • Fatmir Toçi
  • Eltar Deda
  • Luiza Xhuvani
  • Theodhori Sollaku

 

Autor te 6 Maj 2013. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry