listat e deputetvePartia Socialiste dhe Partia Demokratike pritet të publikojnë sot listat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit. Kryesia e PS është mbledhur rreth orës 20:00 dhe një orë më pas është mblidhur kryesia e PD, prej ku do dalin dhe listat përfundimtare me deputetët garues për 12 qarqet e vendit. Afati për dorëzimin e listave pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve skadon në orën 24:00.


Situata në dy kampet ka qenë e tensionuar për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur me kandidatët e mëparshëm për deputetë, por ndërsa nga PS pothuajse është marrë vesh gjithçka për listën e kandidatëve, e cila do të zyrtarizohet në orën 20:00, në PD ka një heshtje hermetike.


Për momentin është e vështirë të përmenden emra, por mësohet se 40 për qind e listës do të ndryshohet. Një nga emrat që nuk do të kandidojë për deputet është ai i Jemin Gjanës, i cili është thirrur nga Berisha për t’i komunikuar largimin nga kandidimi në qarkun e Dibrës.


Gjithashtu, ka edhe të tjerë që janë thirrur për t’u komunikuar largimin, por nuk janë kontaktuar ata që do të jenë në listë. Deri më tani dihet se në listën e PD-së do jenë figurat kryesore të kësaj partie, si Topalli, Patozi, Bode, Imami etj, që doudhëheqin edhe garën elektorale, si dhe krerët e partive aleate, Mediu, Idrizi, Ndoka dhe Shehu. Por, edhe tre ish-socialistët Kastriot Islami, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli.


Ndërkohë, varianti përfundimtar i listës së PS do t’i paraqitet kryesisë e cila pritet të mblidhet gjate mbrëmjes, por paraprakisht mësohet se disa nga deputetet aktualë si Eltar Deda, Ilir Gjoni, Gazmend Bizhga, Arjon Muça, Qemal Minxhozi, Ethem Ruka, Marko Bello, Shegushe Ligori apo Albert Caci mund të mos jenë pjesë e listës se re.


Sipas informacioneve paraprake dy deputetët e Vlorës, Arben Isaraj dhe Arben Malaj nuk janë përfshirë në listat e sigurta të PS. Po ashtu mësohet se Arben Malaj ka vendosur të kandidojë si deputet i pavarur në Qarkun e Vlorës.


Në listë do të ketë prurje të reja, që nuk kanë qenë më parë pjesë e grupit, sikurse edhe levizje nga njeri qark ne tjetrin te deputeteve aktuale. Nderkohe Edi Rama do te kryesoje listen e Vlores, ndërsa pas tij i dyti në listë do të jetë Koço Kokëdhima. Ben Blushi kryeson listën e Elbasanit, Pandeli Majko Tiranen, Mimi Kodheli Lezhen, Bashkim Fino Korçen, Blendi Klosi Durresin.


Aleanca Kuq e Zi dorëzon listën e kandidatëve në KQZ, Myslym Pashaj jashtë listave


Aleanca Kuq e Zi dorëzoi rreth orës 20:45 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputetë. Kryetari Kreshnik Spahiu kryeson listën në Tiranë, ndërkohë që mësohet se një nga përfaqësuesit më aktivë të kësaj force politike, Myslym Pashaj nuk do të përfshihet në listat për deputetë të AK.


LSI dorëzon listën në KQZ


Lëvizja Socialiste për Integrim duket se e ka pasur më të lehtë në ndarjen e listave të kandidatëve për deputetë ne zgjedhjet e 23 qershorit. Rreth orës 20:15  kjo parti ka dorëzuar në KQZ listë zyrtare për deputetët e saj që do të garojnë në zgjedhjet e qershorit. Kështu,  kreu i LSI, Ilir Meta do te kandidoje ne qarkun Tirane, Lefter Koka do te jete serish i pari ne qarkun Durres, ashtu si Nasip Naço ne Berat, Monika Kryemadhi në Lezhë.


Ne qarkun Fier e njohur si nje tjeter zone ku LSI ka nje mbeshtetje te konsiderueshme lista do te kryesohet nga Petrit Vasili, ish-ministri i Jashtem dhe i Ekonomise Haxhinasto do te kryesoje listen ne Elbasan, ndersa Spartak Braho i njohur si nje nder njerezit me te afert te Ilir Metes pritet te jete ne listen e Partise Socialiste, si pjese e marrëveshjes megjithate kjo mbetet per t’u zyrtarizuar nga selia roze.


 


Lista e kandidatëve për deputetë të LSI


Berat- Nasip Naço, Bledjon Rahovica


Fier- Petrit Vasili, Robert Bitri, Ornela Zonja


Lezhë-Monika Kryemadhi


Tiranë-Ilir Meta, Klajda Gjosha, Luan Rama, Ylli Manjani, Ardit Çela,  Endrit Braimllari


Elbasan-Edmond Haxhinasto, Bujar Kllogjeri, Miranda Rira


Gjirokastër-Vangjel Tavo, Reshat Zika


Durrës- Lefter Koka, Edmond Panariti


Korçë- Piro Kapurani, Mimoza Gusho


Shkodër -Agron Çela, Nora Malaj


Kukës – Apostol Goci, Qemal Elezi


Dibër – Përparim Spahiu, Agim Hysa


Vlorë-Shkëlqim Selami, Flamur Çelaj, Katina Gogo


 


Lista paraprake e deputetëve të PD


Qarku i Tiranës



  • Sali Berisha

  • Majlinda Bregu

  • Halim Kosova

  • Eduard Selami

  • Florion Mima

  • Edi Paloka

  • Jorida Tabaku

  • Arben Ristani

  • Grida Duma

  • Nard Ndoka ?

  • Fatmir Mediu

  • Dashamir Shehi

  • Kastriot Islami

  • Asllan Dogjani

  • Visar Zhiti

  • Gert Bogdani

  • Gent Strazimiri

  • Edit Harxhi

  • Ilir Rusmali

  • Keltis Kruja

  • Arta Sakja

  • Luan Skuqi

  • Rajmonda Bulku


DURRËS



  • Eduard Halimi

  • Albana Vokshi

  • Oerd Bylykbashi

  • Igli Cara

  • Gjergj Lezhja

  • Osman Metalla

  • Ndriçim Babasi


DIBËR



  • Myqerem Tafaj

  • Jemin Gjana

  • Selami Xhepa

  • Sheferedin Shehu


SHKODËR



  • Jozefina Topalli

  • Arenza Trashani

  • Bardh Spahia

  • Gjok Uldedaj

  • Fred Stërkaj

  • Astrit Bushati

  • Nard Ndoka?

  • Benet Beci?


FIER



  • Sokol Olldashi

  • Albana Vokshi ?

  • Mesila Doda

  • Ferdinand Murati

  • Enkelejd Alibeaj

  • Fatos Beja

  • Kastriot Islami?


KUKËS



  • Flamur Noka

  • Asllan Dogjani?

  • Sait Dollapi

  • Fatos Hoxha

  • Besnik Dushaj


Elbasan



  • Arben Imami

  • Luçiano Boçi

  • Elvana Hana

  • Shefqet Delialliasi

  • Dashnor Sula

  • Ardiana Gjoni

  • Rahim Çota

  • Ardian Turku

  • Brunilda Dulja

  • Klodiana Cankja


BERAT



  • Genc Pollo

  • Astrit Veliaj

  • Lefter Maliqi

  • Mehmet Xheka


VLORË



  • Astrit Patozi

  • Arben Qirjako

  • Ardian Kollozi

  • Kreshnik Çipi

  • Kosta Barka


KORÇË



  • Ridvan Bode

  • Edmond Spaho

  • Gjergj Papa

  • Fatbardh Kadilli

  • Ledina Aliolli

  • Suzana Guxholli

  • Andrea Mano



Lezhë



  • Aldo Bumçi

  • Paulina Hoti

  • Gjovalin Kadeli

  • Mark Marku


GJIROKASTËR



  • Genc Ruli

  • Spiro Ksera


 


Lista paraprake e deputetëve të PS


Berat



  • Eduard Shalsi

  • Fidel Ylli

  • Ermonela Felaj

  • Eduard Bejko

  • Artan Lame


Dibër



  • Shkëlqim Cani

  • Qemal Minxhozi

  • Ulsi Manja


Durrës



  • Blendi Klosi

  • Ilir Beqja

  • Klodiana Spahiu

  • Namik Dokle

  • Edison Konomi


Elbasan



  • Ben Blushi

  • Alfred Peza

  • Elvis Hushi

  • Damian Gjiknuri

  • Taulant Balla

  • Musa Ulqini

  • Luljeta Arapi


Fier



  • Gramoz Ruçi

  • Eglantina Gjermeni

  • Armando Subashi

  • Ilirian Celibashi

  • Ervin Koçi

  • Piro Lutaj


Gjirokastër



  • Erjon Veliaj

  • Arben Ahmetaj

  • Anastas Angjeli

  • Vladimir Kosta


Korçë



  • Bashkim Fino

  • Olta Xhaçka

  • Ilir Pendavinji

  • Ylli Siçishti

  • Irena Kallço


Kukës



  • Vexhi Muçmata

  • Vladimir Elezi


Lezhë



  • Mimi Kodheli

  • Armando Prenga

  • Ndrec Deda

  • Arben Ndoka


Shkodër



  • Mimoza Hafizi

  • Tom Doshi

  • Namik Kopliku

  • Paulin Sterkaj

  • Keti Bazhdari

  • Ndue Kola


Tiranë



  • Pandeli Majko

  • Lindita Nikolla

  • Erjon Braçe

  • Milena Harito

  • Sajmir Tahiri

  • Ditmir Bushati

  • Fatmir Xhafa

  • Ledi Shamku(Shkreli)

  • Sadri Abazi

  • Vasilika Hysi

  • Pjerin Ndreu

  • Xhemal Qefalia

  • Parid Cara

  • Erisa Spiropali


Vlorë



  • Edi Rama

  • Koço Kokëdhima

  • Valentina Leskaj

  • Fatmir Toçi

  • Eltar Deda

  • Luiza Xhuvani

  • Theodhori Sollaku


6 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)