Këshilla për prindërit e rinj

Të rrisësh një fëmijë për herë të parë është një proces i cili kërkon shumë kohë dhe energji, por në të njëjtën kohë do t’ju dhurojë lumturinë më të madhe

Fëmijët

Të bëhesh prind është një detyrë e panjohur për shumicën prej nesh deri në momentin kur kjo ndodh dhe krejt papritur mbi dy partnerët fillojnë të bien shumë detyra.

Të kujdesesh për një fëmijë të porsalindur është kënaqësi dhe lodhje më vete. Ata që kanë përgatitjen e duhur, mund ta përjetojnë si një përvojë të bukur, të tjerëve do t’ju duhet kohë të kryejnë detyrimet dhe të përjetojnë lumturinë nga çdo çast i lindjes së fëmijëve të tyre.

Të jesh prind në ditët e sotme është shumë më e thjeshtë, pasi prindërit e rinj marrin këshilla të gatshme nga ekspertët më të mirë. Ja dhjetë gjërat që duhet të mbani parasysh nëse jeni bërë prind për herë të parë.

1. Mos e teproni me teknologjinë. Ethet e fjalës më të fundit të teknologjisë na kanë mbuluar të gjithëve. Është një gjë e moderuar të kesh sa më shumë pajisje teknologjike, që të thjeshtësojnë jetën në shtëpi. Por mendoni sesi do të reagonte ndaj tyre një krijesë e vogël, që sapo ka ardhur në këtë jetë. Përpiquni që të përdorni sa më pak teknologji, në mënyrë që fëmija juaj të mos trembet. Nëse ai trembet në vegjëli, do ta ketë shumë të vështirë ta kalojë atë frikë në të ardhmen.

2. Llastiku është miku më i mirë i fëmijës suaj. Visheni fëmijën sa më lehtë dhe më rehatshëm, në mënyrë që ai të ndihet mirë. Shumë bebeve nuk u pëlqejnë kopsat dhe zinxhirët, pasi ato marrin shumë kohë për t’u zbërthyer dhe mund ta nervozojnë kur ai dëshiron të shkojë në tualet. Përpiquni t’i blini veshje me bel prej llastiku jo të fortë, derisa bebi juaj të fillojë të ndihet rehat me zinxhirët dhe kopsat.

3. Jashtëqitja, tek fëmijë të ndryshëm, zgjat në kohë të ndryshme. Disa fëmijë kanë një mekanizëm trupor që u mundëson jashtëqitje më të shpejtë dhe më të lehtë. Ka të tjerë, të cilëve u duhen orë për të kryer të njëjtin proces. Jini të duruar dhe jepini vogëlushit tuaj të gjithë kohën e duhur.

4. Shpenzoni sa më shumë kohë me fëmijën tuaj. Një i porsalindur edhe pse nuk e shpreh dot me fjalë, ka shumë nevojë për kujdesin e prindërve dhe për vëmendjen e tyre. Përqendrohuni te gjërat që e bëjnë bebin tuaj të lumtur. Lëreni për momentin punën pas dore dhe shmangini detyrat e shumta, që mund t’ju hanë kohën e qëndrimit me fëmijën.
5. Do t’ju duhet të ndërroni shumë çarçafë. Disa fëmijë marrin më shumë kohë për të përmirësuar teknikat e të qëndruarit të thatë gjatë natës. Nëse fëmija juaj zgjohet i lagur, mos u mërzisni me të, është një gjë shumë normale. Arsyeja përse ai zgjohet i lagur, mund të jetë fakti se ka qenë në gjumë shumë të thellë. Mbani çarçafë rezervë për fëmijën tuaj dhe jini të qetë, ai po i kalon siç duhet fazat e zhvillimit të tij.
6. Miqtë e rinj. Ju mund të keni shumë miq të mirë, por ata mund të përfundojnë duke qenë thjesht një grup periferik miqsh tani. Kuptojeni se pas lindjes së fëmijës, nuk jeni më ju ai që zgjedh miqtë, por fëmija juaj. Mos t’ju duket e çuditshme, që teksa qëndroni në një park me fëmijë tuaj, do të miqësoheni me të tjerë prindër, vetëm prej faktit se fëmija juaj po luan me të tyrin. Nëse kjo miqësi forcohet më shumë, do t’ju duhet të bëheni miq më të mirë me prindërit.

7. Dhoma juaj e ndjenjës do të katranoset. Me kalimin e kohës bebi juaj do të rritet, me siguri që deri në atë moment ju prisnit me padurim çastin kur fëmija juaj të fillojë të kërcejë, të rrotullohet apo të ecë. Kur kjo të ndodhë, thojini lamtumirë momenteve të paqes. Sapo fëmija juaj të jetë në gjendje të lëvizë lirisht, dita juaj do të kthehet në një makth. Dhoma juaj e ndenjes do të bëhet një rrëmujë totale, kudo do të shihni lodrat e tij dhe ushqimin që mund ta ketë lënë në çdo vend. Do t’ju boshatisen dollapët e rrobat do t’ju hidhen në dysheme, do të zbrazen sirtarët dhe papritur do të kujtoni se shtëpinë tuaj e kanë grabitur, por jo… Hajduti i vogël po ju luan në shtëpi.

8. Nervozizmi. Mbani mend se fëmijët janë më të rrezikshëm se adoleshentët kur zemërohen. Çdo prind ndan me të tjerët, historitë e fëmijës së tyre të mërzitur. Doktorët ju këshillojnë që të përpiqeni ta mbani nën kontroll këtë mërzi dhe të përcaktoni kufijtë e saj me dashuri dhe disiplinë.

9. Lodhja. Kur fillon kujdesi për fëmijën e sapolindur, do t’ju duhet të merrni shumë përgjegjësi përsipër dhe aq më tepër nëse është fëmija i parë, do të lodheni edhe më shumë. Koha që do të kaloni duke u kujdesur për fëmijën do të jetë shumë e gjatë. Kur të vijë mbrëmja, do të mendoni sesa shpejt ju ka ikur dita dhe sa pak detyra keni bërë. Gjithashtu, nënat e reja lidhen aq shumë me fëmijën e tyre pas lindjes, saqë nuk mund të shkojnë në asnjë vend pa e marrë atë me vete.
10. Ëmbëlsia. Kur keni pranë fëmijën tuaj, gjithçka do t’ju duket e ëmbël dhe e bukur, pavarësisht lodhjes. Mbani parasysh se nëse e kaloni të gjithë ditën duke i bërtitur fëmijës suaj, nuk do të mund t’i vëreni momentet e lumtura. Çdo prind kalon çaste të bukura me fëmijën e tij dhe pjesa më e madhe e prindërve e kanë pothuajse të pamundur t’i harrojë ato edhe pas shumë vitesh. Dita juaj do të bëhet edhe më e bukur, kur pas një lodhjeje të madhe, fëmija do t’ju afrohet dhe do t’ju japë një puthje të papritur. Shijojeni sa më shumë çdo çast që kaloni me bebin tuaj në vegjëli, pasi edhe rritja do të ketë problemet e saj.

Autor te 7 Maj 2013. Ndryshe. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • [email protected]

    e ke gjet thote si budallle