Shqipëri, 54 mijë fëmijë nga 5-17 vjeç në punë, edhe me orë të gjata

Fëmijët punëtorë, 56.6% e tyre të angazhuar në sektorë të rrezikshëm. Të punësuar në miniera, ndërtim, rrugë 

Sipas INSTAT-it, fëmijët që konsiderohen tepër të vegjël për të punuar, madje edhe për një orë në javë përbëjnë 28.5% të punëtorëve fëmijë

Të dhënat e fundit statistikore raportojnë se fëmijët e moshës 14-17 vjeç, të cilët punojnë orë të tepërta për moshën e tyre përbëjnë 14.8% të punëtorëve minorenë

femije bulqize

Në malin e kromit në Bulqizë (Foto: Fatos Baxhaku)

Në vorbullën e vështirësive financiare të familjeve shqiptare janë përfshirë edhe fëmijët, nga koha e parashkollorëve deri në gjimnaz. Një pjesë e vogëlushëve shqiptarë njihen si punëtorë fëmijë. Ata janë të punësuar, në miniera, ndërtim, restorante, bujqësi, shitje apo tregti. Ndërkohë që bashkëmoshatarët e tyre shkollohen, pushojnë dhe dëfrejnë në kohën e lirë, ata lodhen, mundohen fizikisht e mendërisht për të fituar para për të përballuar jetesën apo për të kontribuar në familje.

Të dhënat statistikore raportojnë se 7.7 për qind e fëmijëve shqiptarë janë fëmijë punëtorë.

Një studim i fundit, i Institutit të Statistikës, INSTAT, raporton se në Shqipëri janë 54 mijë fëmijë nga 5-17 vjeç në punë që qëndrojnë në krye të detyrës edhe me orare të zgjatura.

Pjesa më e madhe e fëmijëve punëtorë janë evidentuar në Qarkun e Elbasanit. Shumë prej tyre janë dëmtuar, janë të sëmurë për shkak të punës që bëjnë, ndërkohë që kanë lënë shkollën dhe nuk ndjekin mësimet si bashkëmoshatarët e tyre.

Sipas studimit, rreth 56.6% e punëtorëve fëmijë janë të angazhuar në punë të rrezikshme.

Një pjesë e madhe e fëmijëve manifestojnë lodhje dhe punojnë në kushte tepër të vështira, në të ftohtë, në pluhur, në rrugë.

Fëmijët punojnë në ndërtim dhe miniera, me orë të zgjatura dhe kushte aspak normale. Ndërsa 2.7% punojnë në treg apo në rrugë, ku u duhet të përballen çdo ditë me temperaturat ekstreme.

Një pjesë e madhe e këtyre fëmijëve janë shkëputur nga shkolla dhe punojnë me orë të zgjatura.

Punësimi

Në Shqipëri, nga vlerësimet e studimit rezultoi që: 5.1% e të gjithë fëmijëve të moshës 5 – 17-vjeçare janë punëtorë fëmijë. Sipas studimit të INSTAT-it, 8 për qind e të gjithë fëmijëve që punojnë të moshës 5 – 17-vjeçare konsiderohen si punëtorë fëmijë. Kjo kategori përfshin fëmijët, të cilët kryejnë punë të rrezikshme, si dhe fëmijët, të cilët si rezultat i moshës apo orëve të punës konsiderohen si fëmijë që hasin rreziqe të ndryshme, për zhvillimin e tyre fizik shoqëror, psikologjik apo arsimor që mund të përfitojnë nga punësimi i tyre.

Femije te vegjel duke mbledhur plehraSipas studimit të INSTAT-it, 28% e fëmijëve që punojnë në Shqipëri janë në Qarkun e Elbasanit, 19% në Qarkun e Korçës, 13% në Qarkun e Shkodrës, 9% në Qarkun e Tiranës. Një pjesë e madhe e fëmijëve janë dëmtuar gjatë qëndrimit në punë dhe manifestojnë lodhje ose sëmundje të tjera.

Kulmi i punësimit të fëmijëve është në muajt korrik – gusht.

Numri mesatar i muajve gjatë të cilëve fëmijët punojnë është afërisht 7.5% për djemtë dhe 7.9% për vajzat.

Po ashtu, 81.7% e punëtorëve fëmijë e 5.1% janë të punësuar në bujqësi, 6.1% janë të punësuar në tregtinë me shumicë dhe pakicë, 4.4% punojnë në hotele dhe restorante, 3.1% janë në ndërtim.

Studimi

Problem i madh mbeten orët e gjata të punës dhe kushtet e vështira, me të cilat këta fëmijë punëtorë, duhet të përballen çdo ditë për të siguruar të ardhura minimale për të jetuar. Studimi evidenton se 2.5% e këtyre fëmijëve janë meshkuj.

Çështja bëhet edhe më shqetësuese nëse do t’i referohemi legjislacionit në vend. Sipas ligjeve shqiptare, fëmijët e moshës 5 deri në 13 vjeç, nuk duhet të punojnë asnjë orë në javë. Por pavarësisht kësaj moshe përbëjnë gati 28.5% të kontingjentit të fëmijëve punëtorë.

Përqindje më të mëdha të djemve sesa të vajzave ndjekin shkollën pa u përfshirë as në aktivitete ekonomike as në shërbime të papaguara në familje, 56% kundrejt 43.8%.

Përqindje më të mëdha vajzash sesa djemsh kombinojnë shkollën me shërbimet e papaguara në familje 43% kundrejt 28.1% ose angazhohen ekskluzivisht në shërbime të papaguara në familje 3.8% kundrejt 28.1%. Një raport i Bankës Botërore, raportuar muajin e kaluar lëshon alarmin lidhur me përvetësimin e dijeve të fëmijëve shqiptarë në shkolla. Sipas raportit, të rinjtë në Shqipëri nuk po marrin dot as aftësitë më minimale. “57 për qind e 15- vjeçarëve në Shqipëri janë analfabetë funksionalë, që nuk kanë aftësinë për të kuptuar dhe zbatuar njohuritë e marra përmes leximit”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

 

Të dhëna

Familja – 89.7% e të gjithë fëmijëve që punojnë janë punëtorë pa pagesë në familje

Llogaria – 4.6% e fëmijëve punojnë për llogari të tyre, 5.4% e djemve dhe 3.3% e vajzave

Pagesa – 5.8% e 7.7% punojnë si punëtorë me pagë 7.4% e djemve dhe 3.2% e vajzave

Rreziku – 56.6% e punëtorëve fëmijë, e 5.1%, janë të angazhuar në punë të rrezikshme

 

INSTAT

  • Shkalla e punësimit te fëmijët 5-17 vjeç është vlerësuar 7.7%
  • Djemtë priren të kenë një shkallë më të lartë punësimi sesa vajzat

 

Shkalla e punësimit priret të rritet me moshë:

  • 5 – 11-vjeçarët  2.4%
  • 12 – 14-vjeçarët 9.4%
  • 15 – 17-vjeçarët 16.8%

 

 

Autor te 10 Maj 2013. Kryesoret, Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Edison

    Kjo eshte Shqiperia tjeter per te cilen K/Ministri yne I “dashur” nuk denjon ta shikoj e jo me ta pranoj si realitet.Duke menduar qe keto jane statistika,vertete te frikshme, te nxjerra nga nje institucion vegel e qeverise na ben te dyshojme se realiteti mund te jete edhe me keq.Se mund te kete me teper femije nen mosh te cilet jane te detyruar te punojne.

    Eshte per te ardhur keq per kete gjendje ne te cilen jemi katandisur ne si shoqeri.Ka humbur shpresa dhe jane shteruar fuqite e familjeve shqipetare per te ushqyer femijet dhe si pasoje i nxjerrin ne pune nen moshe.Dhe K/Ministri na prallise per epoken e internetit,per bumin ekonomik dhe c’eshte me e keqja na ben edhe pak show per humor me veshin e nje ish diplomati alabak.

  • titi

    kjo eshte shqiperia e sali berishes…

  • Guest

    Keshtu po nxirrni genjeshtrat e Rames, e keni harruar se ai thote shpesh se ka rene punesimi ? Pra po na thoni se ka aq shume pune sa kemi punesuar edhe femijet, dhe ka aq shume pune sa punojme edhe 12-14 ore ne dite ? Kordinoni me mire genjeshtrat perpara se t’i botoni, se jeni bere gazi i botes !

  • alex

    car thote ky trapi posht mo lale guest leshi tallesh me mjerimin e keti populli