Arratiset nga burgu, arrestohet në Rrogozhinë Ilir Avdillari

burgu fushe krujesPërfundon aventura e arratisjes nga burgu i Ilir Avdillarit, njërit prej anëtarëve të bandës së Yzberishtit. I arratisur dy ditë më parë nga burgu i Fushë Krujës, Avdillari shtë kapur sot nga forcat e policisë së Rrogozhinës. Ai ishte larguar me leje 7 ditore të Drejtorisë së burgut, por nuk është kthyer brenda afatit të caktuar, që ishte pikërisht dita e enjte. 42- vjeçari është dënuar me 22 vjet burg dhe i kishin mbetur 3 vjet e 4 muaj për të kryer dënimin e plotë.

Ai bashkë me të vëllezërit e tij Nazmi e Fatmir Avdillari ishin anëtarët të bandës famëkeqe të Yzberishtit që veproi në Tiranën në vitet 1997-98 dhe janë shpallur fajtor për vrasjen e biznesmenit italian Stefani Rossi. Vrasja u krye më 27 janar ’98 në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga Banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij. Arratisja e Avdillarit i ka kushtuar pezullimin nga puna drejtorit të burgut të Fushë- Krujës, Ligor Prifti, masë kjo që u mor të premten nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra pas verifikimit të procedurave të dhënies së lejes për të arratisurin.

11 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Autor te 11 Maj 2013. Aktualitet, Kryesoret. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry