Macet më të shtrenjta në botë

Macja British ShorthairCilat janë macet më të shtrenjta në botë? Zbuloni dhjetë llojet e maceve me çmimet më të larta që ekzistojnë!

 Kafshët shtëpiake

Falë disa kërkimeve, dashamirësit e maceve kanë arritur të bëjnë një renditje të maceve më të shtrenjta në botë. Një listë që përfshin dhjetë lloje macesh me çmime, që të thuash të përballueshme, është pak. Arsyet që i bëjnë kaq të veçanta janë tre: pastërtia e tyre, fakti që janë të rralla dhe origjina.

Le të shohim se cilat janë macet më të shtrenjta në botë:

1. Macja Bengal

Bengal është një mace ekzotike dhe shumë e dashur që e ka prejardhjen nga kryqëzimi i maces së zakonshme shtëpiake dhe maces leopard aziatike. Macja Bengal e kalon pjesën më të madhe të kohës duke luajtur me njerëzit. Pikërisht nga kjo gjë buron edhe ëmbëlsia dhe vrulli i tyre.

Çmimi i Bengalës? Mund të arrijë deri në rreth 2.500 euro.

2. Macja Savannah

Macja Savannah ka madhësi të mesme, që vjen nga një kryqëzim mes një maceje të zakonshme dhe një geopardi afrikan. Afërsia me geopardin i ka lejuar asaj të mbajë disa karakteristika të ngjashme me të, si për shembull aftësinë dhe gatishmërinë për të bërë hedhje të gjata. Por ju nuk duhet të frikësoheni prej saj, pasi në temperament, ajo i ngjan maces së zakonshme. Çmimi i saj është me të vërtetë një rekord, pasi ajo mund të arrijë në 20.000 euro.

3. Macja Scottish Fold

Macja Scottish Fold është e njohur më së shumti për mjaullimën e saj unike. Me çmimin që varion nga 200 deri në 1000 euro, macja Scottish Fold është shumë besnike dhe e do shoqërinë me macet e tjera dhe gjithashtu me njerëzit. Është e përkryer për jetën në apartament.

4. Macja British Shorthair

Macja British Shorthair është konsideruar si “Bulldogu i botës së maceve”. Është e fortë dhe më së shumti forca e saj spikat tek muskujt e këmbëve. Historikisht kanë qenë romakët ata që e kanë çuar për herë të parë British Shorthair në Angli, duke e shumuar atë me speciet e egra të vendit. Kjo është një mace dominante, por e urtë. Ajo shitet me një çmim që varion nga 400 deri në 900 euro.

5. Macja Persiane

Është një nga macet më të zakonshme dhe në të njëjtën kohë nga më antiket. Megjithëse ka një fizik të madh dhe të fuqishëm, ajo është shumë e urtë, e dashur, e qetë dhe është e njohur si një gjumashe e madhe.

Përveç kurave të panumërta që macja persiane kërkon, çmimi i saj shkon deri në 1.000 euro.

6. Macja Russian Blue

Ka një mjaullimë të ëmbël dhe delikate që zbulon një mace të zgjuar, të gjallë dhe të dashur. Macja Russian Blue është ideale për jetën në shtëpi: besnike ndaj padronit të saj, është e përshtatshme dhe e përkryer për ngrohtësi familjare. Një mace që nuk do të kishte defekte nëse nuk do të kishte një çmim që fillon nga 1000 euro, apo më shumë.

7. Macja Maine Coon

Ajo është e dashur dhe mjaft e gjallë. Po flasim për të famshmen macen Main Coon, e njohur si më e vjetra e Amerikës së Veriut. Tipari i saj dallues janë qimet e gjata që e bëjnë atë të duket edhe më e madhe nga sa është në të vërtetë. Ajo është një mace e shoqërueshme dhe mund të jetojë edhe në apartament, por gjithsesi ka nevojë për hapësirë, që të mund të lëvizë dhe të luajë në një liri. Çmimi i saj varion nga 700 deri në 1000 euro.

8. Macja Siameze

Me origjinë nga Tajlanda, macja Siameze bën pjesë tek kategoria e maceve aristokrate. Me sy blu, e shkathët, me qime shumë të shkurtra, macja Siameze është shumë aktive. Për këtë arsye këshillohet që ajo duhet nxjerrë në hapësira të mëdha në mënyrë që të mund të vrapojë, të kërcejë dhe të ngjitet. Çmimi i saj? Luhatet midis 200 dhe 700 euro.

9. Macja Manx (pa bisht)

Ajo është një mace nga ishulli Manx, një racë që dallohet nga të tjerat nga një tipar shumë i veçantë dhe krejtësisht i pazakontë në botën e maceve. Maces Manx i mungon bishti. Për këtë karakteristikë të lindur të saj ka legjenda interesante. E dashur dhe e gjallë, macja pa bisht tregon një afrimitet të veçantë për të zotin e saj duke e ndjekur atë kudo që shkon. Kohën e saj e kalon duke gjuajtur minj, për këtë fakt ajo është e palodhur në instinktin e gjuetisë. Çmimi? Mos mendoni se do ta keni më pak se 300 euro në dorë. Për të mos folur pastaj për macen pa bisht në ngjyrë të bardhë, që shitet rreth 3000 euro.

10. Macja Sphynx

Macja Sphynx ose kanadeze është energjike, e dashur dhe ka nevojë për kura të veçanta pikërisht për veçantinë e saj. Macja Sphynx është e privuar nga qimet qysh nga origjina e saj. Për pasojë lëkura e saj djersit shumë, ndaj ajo duhet pastruar me shumë kujdes dhe vazhdimisht. Çmimi i saj arrin deri në 1800 euro.

Ajo është një mace nga ishulli Manx, një racë që dallohet nga të tjerat nga një tipar shumë i veçantë dhe krejtësisht i pazakontë në botën e maceve. Maces Manx i mungon bishti

Macja Sphynx ose kanadeze është energjike, e dashur dhe ka nevojë për kura të veçanta pikërisht për veçantinë e saj. Macja Sphynx është e privuar nga qimet qysh nga origjina e saj.

British Shorthair është konsideruar si “Bulldogu i botës së maceve”. Është e fortë dhe më së shumti forca e saj spikat tek muskujt e këmbëve. Kjo është një mace dominante, por e urtë

Autor te 12 Maj 2013. Ndryshe. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry