Zgjedhjet e 23 qershorit, KQZ miraton 52 vende të numërimit të votave

KQZ me kater anetareKomisioni Qëndror i Zgjedhjeve caktoi sot vendin e numërimit të votave për çdo Zonë të Administrimit të Votave për zgjedhjet e 23 qershorit. Me vendim unanim KQZ miratoi 52 Vende të Numërimit të Votave ndërsa 2 Vende të Numërimit të Votave u shtynë për në mbledhjen e ardhshme më kërkesë të anëtarëve të KQZ-së.
Listat e VNV që kaluan për miratim në mbledhjen e sotme.

Nr.
VNV-të për çdo ZAZ
1 VNV e ZAZ-së nr.09, Qarku Kukës
(Palestra e shkollës 9-vjeçare “besëlidhja e Malsisë”, Bashkia Bajram Curri)
2 VNV e ZAZ-së nr.10, Qarku Kukës
(Mensa e Konviktit “Kosova”, Bashkia Krumë)
3 VNV e ZAZ-së nr.11, Qarku Kukës
(Palestra e shkollës së mesme “Havzi Nela”, Bashkia Kukës)
4 VNV e ZAZ-së nr.12, Qarku Lezhë
(Salla e leksioneve në Pallatin e Kulturës, Bashkia Lezhë)
5 VNV e ZAZ-së nr.13, Qarku Lezhë
(Bibloteka e Qytetit, bashkia Lezhë)
6 VNV e ZAZ-së nr.14, Qarku Lezhë
(Pallati i Sportit “Arjana Arapi”, Bashkia Rrëshen)
7 VNV e ZAZ-së nr.15, Qarku Lezhë
(Palestra e shkollës së mesme “At Shtjefën Gjeçovi”, Bashkia Laç)
8 VNV e ZAZ-së nr.16, Qarku Dibër
(Pallati i Sportit, Bashkia Burrel)
9 VNV e ZAZ-së nr.17, Qarku Dibër
(Qendra e Edukimit dhe Kulturës, bashkia bulqizë)
10 VNV e ZAZ-së nr.18, Qarku Dibër
(Ish palestra e volejbollit, Bashkia Peshkopi)
11 VNV e ZAZ-së nr.44, Qarku Elbasan
(Salla e Pallatit të Kulturës, Bashkia Peqin)
12 VNV e ZAZ-së nr.45, Qarku Elbasan
(Salla e Qendrës së Kulturës, Bashkia Belsh)
13 VNV e ZAZ-së nr.46, Qarku Elbasan
(Palestra e shkollës 9-vjeçare “Aleks Buda, Bashkia cërrik)
14 VNV e ZAZ-së nr.47, Qarku Elbasan
(Mensa e Shkollës së Mesme Pedagogjike, Bashkia Elbasan)
15 VNV e ZAZ-së nr.48, Qarku Elbasan
(Palestra e shkollës së mesme “Dhaskal Todri”, Bashkia Elbasan)
16 VNV e ZAZ-së nr.49,50, 51, Qarku Elbasan
(Pallati i Sportit, Bashkia Elbasan)
17 VNV e ZAZ-së nr.52, Qarku Elbasan
(Pallati i Sportit, Bashkia Gramsh)
18 VNV e ZAZ-së nr.53, Qarku Elbasan
(Pallati i Kulturës, Bashkia Librazhd)
19 VNV e ZAZ-së nr.54, Qarku Fier
(Kinoteatri ”Vaçe Zela”Bashkia Lushnje)
20 VNV e ZAZ-së nr.55, Qarku Fier
(Holli i Muzeut Historik, Bashkia Lushnje)
21 VNV e ZAZ-së nr.56, Qarku Fier
(Qendra e kulturës Divjakë, Bashkia Divjakë)
22 VNV e ZAZ-së nr.57, Qarku Fier
(Palestra e shkollës “18 Nëntori” Bashkia Lushnje)
23 VNV e ZAZ-së nr.58, Qarku Fier (u shty për në mbledhjen e ardhshme)
24 VNV e ZAZ-së nr.59, Qarku Fier (u shty për në mbledhjen e ardhshme)
25 VNV e ZAZ-së nr.60, Qarku Fier
(Palestra e shkollës “Janaq kilica”, Bashkia Fier)
26 VNV e ZAZ-së nr.61, Qarku Fier
(Pallati i Kulturës patos, Bashkia Patos)
27 VNV e ZAZ-së nr.62, Qarku Fier
(Palestra e Shkollës Industriale “Petro Sota”, Bashkia Fier)
28 VNV e ZAZ-së nr.63, Qarku Fier
(Pallati i Kulturës, Bashkia Ballsh)
29 VNV e ZAZ-së nr.64, Qarku Berat
(Salla e Kinemasë së Qyetetit, Bashkia Ura Vajgurore)
30 VNV e ZAZ-së nr.65, Qarku Berat
(Salla e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani”, Bashkia berat)
31 VNV e ZAZ-së nr.66, Qarku Berat
(Salla e vatrës kulturore në Lapardha, Komuna Otllak)
32 VNV e ZAZ-së nr.67, Qarku Berat
(Qendra Kulturore e Fëmijëve “kristaq Prifti”, Bashkia Kuçovë)
33 VNV e ZAZ-së nr.68, Qarku Berat
(Qendra Kulturore “riza Cerova”, bashkia Çorovodë)
34 VNV e ZAZ-së nr.69, Qarku Korcë
(Shtëpia e Kulturës “Dhimitër Orgocka”, Bashkia Maliq)
35 VNV e ZAZ-së nr.70, Qarku Korcë
(Palestra e shkollës së mesme “Themistokli Gërmenji”, bashkia Korçë)
36 VNV e ZAZ-së nr.71, Qarku Korcë
(Pallati i Sportit “Tamara Nikolla”, Bashkia Korçë)
37 VNV e ZAZ-së nr.72, Qarku Korcë
(Palestra e shkollës “Raqi Qirinxhi”, Bashkia Korçë)
38 VNV e ZAZ-së nr.73, Qarku Korcë
(Palestra e shkollës “Kol Koci”, Bashkia Pogradec)
39 VNV e ZAZ-së nr.74, Qarku Korcë
(Pallati i Sportit “Arefi Berberi”, Bashkia Pogradec)
40 VNV e ZAZ-së nr.75, Qarku Korcë
(Qendra kulturore, Bashkia Bilisht)
41 VNV e ZAZ-së nr.76, Qarku Korcë
(Bibloteka e Qytetit, Bashkia Ersekë)
42 VNV e ZAZ-së nr.77, Qarku Gjirokastër
(Pallati i Spotit Përmet, Bashkia Përmet)
43 VNV e ZAZ-së nr.78, Qarku Gjirokastër
(Pallati i Sportit Gjirokastër, Bashkia Gjirokastër)
44 VNV e ZAZ-së nr.79, Qarku Gjirokastër
(Palestra e shkollës “Koto Hoxhi”, Bashkia Gjirokastër)
45 VNV e ZAZ-së nr.80, Qarku Gjirokastër
(Pallati i Kulturës Tepelenë, Bashkia Tepelenë)
46 VNV e ZAZ-së nr.81, Qarku Vlorë
(Palestra e shkollës “Halim Xhelo”, Bashkia Vlorë)
47 VNV e ZAZ-së nr.82, Qarku Vlorë
(Palestra e shkollës “Ali Demi”, Bashkia Vlorë)
48 VNV e ZAZ-së nr.83, Qarku Vlorë
(Shkolla e Mesme Industriale, Bashkia Vlorë)
49 VNV e ZAZ-së nr.84, Qarku Vlorë
(Pallati i Sportit Vlorë, Bashkia Vlorë)
50 VNV e ZAZ-së nr.85, Qarku Vlorë
(Salla e Universitetit “Ismail Qemali”, Bashkia Vlorë)
51 VNV e ZAZ-së nr.86, Qarku Vlorë
(Pallati i Kulturës, Bashkia Vlorë)
52 VNV e ZAZ-së nr.87, Qarku Vlorë
(Salla e Kinoteatrit të Pallatit të Kulturës, Bashkia Delvinë)
53 VNV e ZAZ-së nr.88, Qarku Vlorë
(Palestra e shkollës së mesme profesionale ekonomike “Antoni Athanas”, Bashkia Sarandë)
54 VNV e ZAZ-së nr.89, Qarku Vlorë
()Holli i Shkollës së Mesme të Bashkuar, Komuna Ksamil

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka parashtruar edhe kriteret të cilët duhet të plotësojnë ekspertët që do të përzgjidhen nga ky institucion ku përveç procedurave të përgjithshme të ushtrimit të profesionit, duhet të plotësojnë dhe disa kritere shtesë që janë: të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licencuar për jo më pak se 5 vjet, të mos kenë marrë masa disiplinore, të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit, të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse dhe të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i kontrollimit.

Pas dorëzimit të dokumentacionit përkatës më pas do të hidhet edhe shorti ku do të përzgjidhen edhe ekspertët kontabël të liçensuar.
Kontrolli i ekspertëve kontabël do të përfshijë shpenzimet e partive gjatë fushatave zgjedhore, si dhe fondet që zotërojnë këto subjekte politike.

Ndërkohë sot përfundon edhe afati i dorëzimit të dokumentacionit për përzgjedhjen e ekspertëve kontabël, të cilët do të kontrollojnë financat e partive politike.

15 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 15 Maj 2013. Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry