PS: Mësuesit dhe infermierët e Librazhdit u dërguar në Elbasan me urdhër të Berishës

selia-e-ps-sePartia Socialiste ka akuzuar se infermierët dhe mësuesit e Librazhdit janë detyruar që të shkojnë në mitingun e Partisë Demokratike të organizuar pasditen e sotme në Elbasan. Sipas një njoftimi nga selia rozë “emrat e personave përgjegjës për këtë abuzim e shkelje të pastër të ligjit: Ferit Hysa, Drejtor i Arsimit, Artenca Balla, Drejtoreshë shkolle dhe Liman Menalla, Drejtor i Shëndetit Publik. Ju ftojmë edhe ju që të denonconi me emër e mbiemër të gjithë ata zyrtarë që në shkelje të ligjit, po detyrojnë punonjësit e administratës të marrin pjesë në fushatën e Kryeministrit në ikje”.

Ndërkohë më herët deputeti socialist Taulant Balla ka denoncuar në rrjetin social “Facebook” se infermieret e Librazhdit janë dërguar në Elbasan me urdhër të kryeministrit Berisha.

“Ku janë infermieret? Pas mësuesve tani sapo u nisën edhe infermieret dhe doktorët nga Librazhdi për në Elbasan. Ka dhënë urdhër doktori nga Tirana, të mos ngelet asnjë mësues dhe infermierë në Librazhd sot.

Të gjithë në Elbasan. Për urgjenca, ju lutem prisni! Spitali i Librazhdit është i mbyllur. Shkollat i mbyllën që në mëngjes”, shkruan Balla.

16 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 16 Maj 2013. Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry