Policia e Gjirokastrës ka sekuestronte 60 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë gjatë një operacioni policore të ndërmarrë mëngjesin e sotëm.


marijuane 1Dy të rinj 18-vjeçarë, nga Hormova me iniciale I.M. dhe D.A. janë shpallur në kërkim si posedues të saj. Ata po e transportonin lëndën narkotike në një çantë shpine duke kaluar përmes kodrave pranë Hormovës, për të shmangur postbllokun.


Lënda narkotike e fshehur në një çantë ishte ndarë në 40 pako 1.5 kg secila dhe sipas policisë ishte blerë në Lazarat nga një person nga Tepelena, i cili e transportoi marijuanën me makinë deri pranë postbllokut dhe më pas ua ka dhënë dy të rinjve për të shmangur policinë.


Policia vijon hetimet për persona të tjerë që mund të kenë lidhje me rrjetin e trafikut të lëndës narkotike.


18 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)