Foto ilustruese

Foto ilustruese


Një aksident i trefishtë, me pasojë plagosjen e 7 personave është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Laç-Fushë Krujë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një furgon mallrash, një automjet tip “Pasat” e një tjetër “Fiat”, ku si rezultat i përplasjes mes tyre janë plagosur rëndë shtate persona identitetet e të cilëve nuk dihen ende.


Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


18 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)