leon qafzeziLeon Qafzezi


Novela të zgjedhura


Botimet: “Morava”


Çmimi: 500 lekë


Libri “Novela të zgjedhura” i autorit Leon Qafzezi trajton me realizëm dhe njëkohësisht me fantazi krijuese realitetin e kohës sonë. Vepra sjell në formën e novelës eseiste përgjithësime të një natyre filozofike dhe përsos një humori të zi, ekzistencën e një realiteti të zymtë, parë në një plan pannjerëzor, ku drejtësia dhe parimet në jetë shpeshherë deformohen për hir të pragmatizmit profan. Gjithsesi, novelat nuk kanë aspak një ton pesimist mbasi brenda tyre lëviz një dinamizëm jetësor me nuanca të fuqishme optimiste për të ardhmen…