“Nuse në derën e hasmit”
Botimet: “Toena”
Pierre-Pandeli Simsia prej vitesh i është kushtuar shkrimit. Prej SHBA-së ku ka vendosur jetën ai ka sjellë vitet e fundit një sërë librash si vëllimin me tregime “Le të jem unë Zamira…”, “Dashuri e vrarë”, dhe së fundi romanin “Nuse në derën e hasmit”. Temat e librave që ai shkruan janë nga Shqipëria. Dhe pse i është dashur të shkëputet prej vendit të tij shumë herët, realiteti shqiptar është pjesë e letërsisë që ai shkruan. Libri i ri i autorit do të promovohet më 21 maj ora 11.00 në ambientet e Ministrisë së Kulturës ku do të referojnë dy shkrimtarët Gaqo Bushaka dhe Bardhyl Xhama.
