Elona fillon një diskutim me Riken për sa i përket ngjarjeve të fundit në shtëpi dhe relatat me banorët e mbretur. Rikja mendon se brenda shtëpisë nuk mund të konsiderojë asnjë mik të vërtetë veç saj dhe thekson se këtë gjë e ka kuptuar më mirë pas spektaklit të sotëm, duke e pasur fjalën për nominimin që ka marrë prej Ilirit. Ndërsa Elona mendon se ngjarjet dhe relatat mes banorëve që tani e tutje do të jenë ndryshe nga më parë dhe se ato duhet të përgatiten për këtë gjë. Ajo mendon se banorët tashmë e kanë kuptuar që Elona nuk mund të vërë asnjë banor tjetër para saj dhe mund t’i sulmojnë në të gjitha mënyrat.
Vajzat komentojnë nominimin e Ilirit, pas të cilit Rikja ndihet shumë keq sepse Iliri gjithmonë e ka konsideruar si shoqe shumë të mirë, ndërkohë që tregoi diçka tjetër. “Tani më thotë që në çdo situatë do të më kishte nominuar mua. Pse nuk e bëri javën e kaluar këtë nominim?”, shprehet e mërzitur Rikja.
Më vonë vajzat mendojnë se gjërat do të jenë ndryshe edhe me Eldorën, pasi asaj i ka mbetur qejfi me Elonën. “Mua më vjen keq sepse Eldorën e kam konsideruar mike”, shprehet Elona. Ndërsa në fund Elona e këshillon që ajo të mos nxitohet në asnjë situatë dhe ta marrë me qetësi, pasi në të kundërt, duket ajo keq përballë publikut, pavarësisht se ka të drejtë.
Në fund Rikja thotë se tani e ka kuptuar me të vërtetë raportin mes saj dhe Ilirit, megjithëse ka pasur dyshime gjatë gjithë kësaj kohe.