Itali


Sassuolo dhe Verona presin biletën për në Serie A. Ky është vendimi i javës së fundit të Serisë B, ku emiljanët siguruan për herë të parë pjesëmarrjen mes më të mirëve, pasi mundën 1-0 Livornon.


Nga ana tjetër, Verona rikthehet në Serinë A edhe pse barazoi 0-0 me Empolin. Ndërkohë, në play off shkojnë Livorno, Empoli, Novara dhe Brescia ku kjo e fundit kaloi 2-0 Varesen në përballjen direkte.