Copy of 544953_10151847728450884_739464591_nSpektakli i mbrëmshëm i “Big Brother Albania”, plot surpriza. Eldora fiton një punë si “Menaxhere e përgjegjësive sociale”. Joana tregoi javën e saj të parë jashtë shtëpisë


Surpriza dhe emocione kanë shoqëruar orët e spektaklit të mbrëmshëm të “Big Brother”.  Banorët e BB e kanë nisur komunikimin e tyre me Arbanën duke kënduar një këngë që e kishin kompozuar enkas për të. Më pas spektakli është përfshirë në diskutime dhe biseda mbi ngjarjet që kanë shoqëruar bashkëjetesën e banorëve në shtëpi. Banorja e eliminuar javën që shkoi, Joana ka qenë e pranishme gjatë spektaklit ku u është përgjigjur pyetjeve mbi lojën e saj në BB. Joana tregoi se e kishte kaluar shumë mirë këtë javë jashtë shtëpisë, dhe kishte dëgjuar çdo gjë lidhur me komentet e banorëve. Arbana e pyeti drejtpërdrejt se kush e kishte zhgënjyer. Ajo u përgjigj që është zhgënjyer nga Jonilda, Olta, Elona, Eldora. Për Elonën ajo tha se është zgjuar në një mënyrë shumë të shëmtuar. Edhe me Eldorën ajo tha se ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë dhe nuk e priste sjelljen e saj. Ajo foli për strategjinë që ndoqi në “Big Brother”. Sipas saj ajo ndoqi strategjinë që t’i provokonte banorët në mënyrë që ata “të zgjoheshin”. Arbana e pyeti Joanën në lidhje me raportin që ajo përfundoi me ish të dashurin e saj, Janin. Joana tha se me të i ka mbyllur marrëdhëniet, por e respekton dhe e vlerëson shumë. Arbana e pyeti nëse ajo e dashuron Anaidin. Joana iu përgjigj se veprimet e saj e kanë treguar që ajo e dashuron. Elena nisi një sqarim me Joanën dhe i tha se nuk ka pasur asnjëherë qëllim siç ajo mendonte ndaj Anaidit dhe ka qenë një mike për të. Sipas Joanës, ajo ka pasur disa sjellje që nuk i kanë pëlqyer dhe nuk duhet t’i bënte, sepse ishte në dijeni që i kishte bezdi.


Copy of eldoraa Elena shprehu që nuk ka pasur asnjëherë qëllim që të ndërhyjë në marrëdhënien e tyre. Në lidhje me Oltën, Joana mendon se e ka tepruar pak me të, por thjesht nuk i pëlqenin disa veprime të saj. Eva, një ish-banore, shpreh pakënaqësinë e saj, sepse Joana nuk i thoshte gjërat në sy. Më pas biseda u zhvillua mes Arjanit dhe Joanës. Sipas tij, Joana e ka tepruar me provokimet dhe sipas tij, Joana nuk ishte figurë shumë e dashur për ekranin. Joana e pranon deri diku që ishte pak më shumë provokuese. Ajo shtoi se banorëve u ka munguar prezenca e saj, madje tha se i ka munguar edhe publikut duke fituar simpatinë e tyre. Arjana i tregoi një histori Joanës, për të ilustruar atë që ai mendonte. Sipas tij, ajo as vetë nuk e dinte se çfarë ishte. Joana shtoi, se ndoshta ajo ka qenë macja e zezë e shtëpisë. Në lidhje me pyetjen që Arjani i bëri Joanës që ajo qante për ish të dashurin në krahët e Anaidit, Joana iu përgjigj se të dashurin e saj e ka dashur dhe do ta dojë gjithmonë dhe nuk ka ç’i duhet askujt.


 


Marrëdhënia Rike-Ilir-Elona


Pas transmetimit të klipit me dinamikat e javës  në krye të së cilës ishte krisja e marrëdhënies Elona-Ilir-Rikja. Mendimin e saj në lidhje me këtë raport e nisi Elona. Ajo mendonte se Iliri nuk duhet të përdorte atë lloj komunikimi me të, sepse nuk mund ta pranojë. Ajo iu referua shprehjes : “Do të djeg motorin”. Ajo vazhdoi me mendimin se Iliri e ka krijuar vetë këtë histori dhe ndihet shumë e sulmuar nga ai. Elona u shpreh se e ka mbrojtur veten shumë mirë edhe pse e ka pasur të vështirë. Arjani,  i thotë Elonës, se Iliri i ka kërkuar falje dhe i ka kërkuar edhe ndihmë që ai të zgjidhte situatën. Sipas Arjanit, Elona i ka thënë zgjidhe vetë sepse ti e krijove, ndërkohë që ajo duhet t’i ofronte ndihmën e saj. Elona sqaron se janë bërë disa veprime që nuk mund të kaloheshin me një “Më fal”.

Copy of rike-ilir-elonaIliri dha variantin e tij në lidhje me raportin e tyre. Ai shpjegoi se kishte vënë re një distancim mes Rikes dhe Elonës ndaj tij, aq më tepër edhe në momente që kishte nevojë. E gjithë ajo që kërkonte Iliri ishte të dinte nëse ky distancim kishte ardhur prej Rikes, gjë që ende nuk e ka kuptuar. Iliri tha se nuk ka bërë asgjë për show, sepse vëmendjen di ta marrë edhe në forma të tjera. Ai sqaroi që distancimi mes tyre bëri që të njohë më mirë edhe banorët e tjerë duke qenë se janë javët e fundit. Ndërsa Rikja në lidhje me këtë histori tha se ajo nuk ka qenë aspak shkak i distancimit të tyre. Mendimi i Anaidit në lidhje me raportin Ilir-Rike-Elona mendon se Iliri ka të tepruar faktin që kërkon të sprovojë shoqërinë. Ndërsa i vë faj Elonës, kur Iliri i ka kërkuar falje dhe ajo nuk e ka bërë. Shpendi mendon se Iliri ka pasur xhelozi për marrëdhënien Elona-Rike dhe ky është shkaku i krisjes së shoqërisë së tyre. Arjan Konomi në lidhje më këtë raport mendon se ka qenë Elona ajo që ishte xheloze për raportin e Ilirit me Riken, duke marrë shtysë edhe nga fakti që ajo nuk u shqetësua fare nga prishja e kësaj marrëdhënie. Elona sqaron se nuk është aspak e vërtetë një gjë të tillë dhe se ajo reagon sipas mënyrës së saj. Lidhur me këtë raport komenton edhe Joana. Ajo në lidhje direkte me Elonën, i tha se doli parashikimi i Joanës të cilin e tha para se të dilte që shoqëria e tyre do të krisej


Surpriza e Eldorës


Banorët dje kanë plotësuar Lotarinë Kombëtare për të provuar fatin e tyre. Vëllai i madh i kishte rezervuar gjatë spektaklit një surprizë Viganit, djalit 21-vjeçar nga Gjakova, i cili ka pasur një qëndrim mjaft pozitiv në shtëpi. Një nga pasionet e tij më të mëdha është muzika. Kitara është instrumenti që e shoqëron më shpesh nëpër festa me miqtë. Eldora ishte një tjetër banore që përjetoi emocione të forta gjatë surprizës së bërë nga Vëllai i Madh. Babai është njeriu që e ka mbështetur gjithnjë gjatë jetës së saj dhe mungesa e tij i është kthyer në forcë që ai të ndihej krenar për të. Në dhomën e rrëfimit ajo gjen një kuti që duhet ta hapë.  Ajo merr portofolin që babai ka pasur me vete ditën e aksidentit, letërnjoftimin dhe disa lekë që ai i kishte pasur me vete ditën e fundit. Dhe diku në atë portofol ndodhej dhe surpriza për Eldorën. Një kartëvizitë për një pozicion të ri pune si Menaxhere e përgjegjësive sociale” nga kompania “The Headhunter Albania”. Qëllimi i punës së saj është të mbrojë të drejtat e personave që diskriminohen nga tregu i punësimit si pasojë e origjinës, paraqitjes fizike, orientimit seksual, përkatësive etnike etj. Në fund të spektaklit një darkë speciale u shtrua për banorët.