argita mallteziVajza e kryeministrit Sali Berisha, Argita Berisha ka reaguar pas akuzave të bëra në drejtim të saj gjatë konventës së PS ku u fol për çështjen e korrupsionit të familjes kryeministrore.


Në një deklaratë për mediat, Malltezi u shpreh se Rama është një njëri pa ide dhe vetmja gjë që di të bëjë është të sulmojë familjarët e kryeministrit ndaj të cilëve duhet të kërkojë ndjesë.


“Sot, përpara ca pemëve false dhe në një skenë falsiteti, z. Rama vijoi me një sulm tjetër fals kundër meje. Siç duket z. Rama ka nevojë të fshehë faktin që nuk ka asnjë ide, nuk ka asnjë zgjidhje dhe asnjë plan përveçse të sulmojë familjarët e kryeministrit. Atij duhet t’i vijë turp dhe të kërkojnë ndjesë”, thuhet në deklaratën e Malltezit.


20 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)