Pas bisedës në dhomën e ndënjes, mes Ilirit dhe Rikes nis një debat por këtë herë në lulishte. Rikja nis të ngrejë zerin duke i thënë Ilirit se nuk e ka fajin ajo për marrëdhënien e tij me Elonën. Ajo i ka thënë disa herë Elonës që duhet të sqarohet me Ilirin, por ajo e di vetë se çfarë bën sepse nuk është e vogël që ti tregojë çfarë duhet bërë dhe çfarë jo. Rikja i thotë Ilirit se ai përdor çdo gjë dhe për këtë e përgëzon, madje ajo shton se provat e shoqërisë së saj i ka dhënë pavarësisht se ai nuk i sheh. Ajo gjithashtu i shton, se edhe provat e atij i ka parë dhe nuk ka nevojë të vazhdojë të flasë më. Sipas Rikes është Iliri ai që i ka marrë gjërat me inat dhe jo ajo.
Iliri i thotë Rikes se ai ka nominuar edhe Shpendin, por ai nuk ka qejfmbetje me të. Sipas Rikes provat e shoqërisë nuk i kërkoi nga Shpendi por nga Rikja dhe Elona dhe nuk është e njëjta gjë. Rikja i thotë se është sjellë me Ilirin siç është sjellë ai me të. Nuk ka krijuar asnjë situatë, por ka qënë ai që i ka krijuar dhe asnjë gjë nga këto nuk i ka vlerësuar. Teksa debatojnë me njëri-tjetrin Iliri nis të ofendojë Riken duke i thënë se duket sikur ka vetëm një klasë shkollë dhe asgjë më shumë. AI shton se ja ka thënë edhe më parë që është si një vajzë e paditur dhe gjithnjë e ka kritikuar për diturinë e saj. Rikja nuk e pranon një gjë të tillë, madje e kundërshton duke i thënë se javës që kaloi ai kishte thënë të kundërtën për të duke e cilësuar si inteligjente. Diskutimin e tij me Riken, Iliri ja tregon edhe Eldorës me Shpendin.