Pas drekës Eldora, Elona dhe Rikja ulen në dhomën e ndënjes dhe diskutojnë me njëra-tjetrën. Elona pyet se si mendojnë vajzat në lidhje me këtë javë që janë 2 prej tyre në nominim. Sipas Eldorës qëllimi i kësaj jave është që të gjithë ju që jeni në nominim të bëni figurë sa më të mirë. Sipas Elonës Anaidi këtë javë ka nën vëzhgim Ilirin në mënyrë që ta nxjerrë jashtë shtëpisë.
Rikja ndërkohë shprehet se edhe pse Iliri ka gabuar me të duke e tërhequr në nominim, nuk do që ti bëjë keq atij. Elona thotë se edhe ajo nuk e hedh poshtë por në momentin që ai ka gabuar nuk mund të bëjë sikur nuk ka ndodhur gjë. Por Rikja nga ana tjetër shpreh habi për nonimin që Iliri i bëri dje Elonës dhe Rikes, sepse pavarësisht kontradiktave të kohëve të fundit ra në kundërshtim me fjalët e tij që ka thënë më parë. Sipas saj Iliri ato nominime i ka bërë për çështje inati dhe asgjë tjetër. Eldora për Ilirin thotë se dje ishte hera e parë që e shihte pa argumenta dhe shumë në siklet.
Më pas Eldora del në lulishte me Ilirin dhe diskutojnë rreth Rikes. Iliri i sqaron një situatë me Riken para disa ditësh kur ai i ka kërkuar mos të afrohen shumë sepse do të keqkuptohet nga Elona dhe nuk donte ta përfshinte në situata të tilla. Ai tregon se ka mbetur shumë i habitur nga reagimi i Rikes sepse nuk ja tha me të keq por ishte në formë këshille. Sipas Eldorës, Rikja nuk ka durim ti dëgjojë gjërat deri në fund dhe ndoshta prandaj reagon në atë mënyrë. Iliri i thotë Eldorës se e nominoi Riken për të shpëtuar Eldorën. Eldora i thotë se e di shumë mirë që ai e ka nominuar dhe nuk pasur hatërmbetje sepse është normale. Eldora e këshillon që të vazhdojnë lojën sepse u bë një çështje që nuk nuk duhet vazhduar. Iliri vazhdon të mendojë që Rikja nuk është pa faj në këtë situatë. Eldora i thotë Ilirit se Elonën e ka konsideruar banoren më të pastër për s ai përket lojës në shtëpi, por nuk është aspak e tillë thotë ajo. Sepse kur një njeri të zgjat dorën dhe të thotë të flasim, ajo duhet të fliste dhe ta zgjidhtë situatën me Ilirin, gjë që nuk e bëri. Gjithashtu i bën shumë çudi edhe fakti që ajo sakrifikohet për Riken, ndërkohë që ajo me Elonën ka pasur shumë marrëdhënie dhe nuk e priste nominimin e saj. Sepse Rikja ka ardhur në mës të spektaklit dhe është ndjerë pak e zhgënjyer, por gjithsesi nuk i ka mbajtur inat askujt.