Një fjalë popullore thotë: një foto vlen më shumë se mijëra fjalë. Disa imazhe ndonjëherë mjaftojnë për të treguar gjithë historinë, si në rastin e kësaj fotoje mjaft emocionuese ku dy binjakë të porsalindur në një spital në Spanjë, në momentin që kanë ardhur në jetë kanë shtrënguar duart e njëri- tjetrit.
Daniel dhe Maria kishin jetuar për 9 muaj të ndarë në qesen e tyre amniotike dhe vetëm pak minuta pasi panë dritën e jetës, në mënyrë instiktive kanë kapur duart e njëri tjetrit si për të treguar se do të jenë të pandashëm edhe në jetë.
Fotoja është realizuar nga një infermiere e spitalit dhe përveçse me siguri që do të hyjë në histori si një pamje mjaft e veçantë dhe e paharrueshme, është përhapur në mbarë botën përmes webit duke u komentuar shumë.
20 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)