Sërish supriza në procesin gjyqësor ndaj Dritan Dajtit, të akuzuar për ekzekutimin e katër efektivëve të forcave special në vitin 2009 në Durrës. Ndërsa u duk se u arrit që procesi të vijonte normalisht, në seancën e sotme ka ardhur një propozim i pazakontë nga avokati i caktuar kryesisht për mbrojtjen e tij.
Avokati Ndue Pjetri është paraqitur në seancë, por ka vendosur dy kushte paraprake: 200 mijë euro për të pranuar mbrojtjen e Dajtit dhe 30 ditë kohë për të përgatitur mbrojtjen. Ndërkohë Dajti, i pranishëm në seancën ka kërkuar që avokatit t’i plotësohen kërkesat. “Oferta që ka bërë Pjetri për 200 mijë euro, më e ulëta. Pranojani kërkesat, më pëlqen performanca e tij”- deklaroi Dajti.
Prokurori i çështjes i ka konsideruar kushtet e avokatit si tentativë për të zvarritur sërish procesin gjyqësor ndaj Dritan Dajtit. Gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e avokatit.
20 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)