Kryesocialisti Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me akuzat e sotme të kryeministrit Berisha nga Gjirokastra. Ai ka theksuar se Berisha gënjen kudo ku shkon për fushatë, sepse nuk di të fitojë pa gënjeshtra.
“Bredh nëpër Shqipëri e gënjen gjithë ditën! Ndalet në Berat gënjen. Ikën në Vlorë gënjen. Zbret në Gjirokastër gënjen. Dhe rrudhët përditë! S`di të fitojë pa vjedhur, s`di të qeverisë pa vjedhur, s`di të ikë ndryshe veçse duke iu përvjedhur të vërtetave të hidhura të keqqeverisjes!…” shkruan Rama. Ai ka shtuar se Berisha do gënjejë dhe një muaj e do ikë si gënjeshtari më i madh që shqiptarët patën ndonjëherë mbi krye. “23 qershori vota e ndëshkimit e Rilindjes”, thekson ai.
20 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)