bllokim rrugaRrëshqitja e një masivi gurësh nga mali në asfalt ka bllokuar pasditen e sotme rruga nacionale Vlorë-Sarandë.


Bllokimi ka ndodhur në kilometrin e pestë të këtij segmenti, në vendin e quajtur “Kalaja”.


Kjo situatë ka sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve, ku dhjetëra makina kanë qëndruar të bllokuara prej disa orësh, duke krijuar radhë të gjata në të dyja anët e rrugës.


Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, ndërsa po punohet me fadroma për hapjen e rrugës nacionale që lidh dy qytetet bregdetare.


20 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)