pushohet nga puna se ishte e bukur


Zakonisht thuhet se bukuria është një dhuratë, por jo për 33 vjeçaren Laura Fernee, nga Britania e Madhe. Vajza bukuroshe nga Notting Hill, në Londër, u pushua nga puna si kërkuese shkencore sepse pamja e saj fizike nuk e lejonte të punonte: kolegët meshkuj nuk ja ndanin sytë, ndërsa koleget femra e urrenin.


Në këtë mënyrë 33 vjeçares iu desh të hiqte dorë nga një pagë vjetore prej 30 mijë sterlinash, duke u kthyer tek prindërit që tashmë duhet të kujdesen për të.


pushohet nga puna se ishte e bukur.jpg1


“Nuk jam negative, nuk jam as kukull, – shpjegon 33 vjeçarja. – Çështja është se pamja ime fizike më ka dëmtuar shumë në aspektin profesional”, – thotë ajo.


20 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)