berisha-ODIHRKryeministri  Berisha priti sot në një takim shefen e Misionit të ODIHR-it Conny McCormak dhe anëtarë të tjerë të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR. Kryeministri e siguroi atë për mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare në kryerjen e detyrave, për të cilat ky Mision është mandatuar.


“Në lidhje me problemin e KQZ-së, Kryeministri u shpreh se Partia Socialiste po përpiqet të pengojë procesin zgjedhor, duke keqpërdorur anëtarët e saj në KQZ, nëpërmjet orkestrimit politik të dorëheqjeve të tyre, megjithatë Kryeministri u shpreh i gatshëm për të plotësuar anëtarësinë e KQZ-së me emrat që opozita do të propozojë.


Kryeministri Berisha shprehu besimin se të gjitha partitë politike janë të angazhuara për një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm. Kryeministri nënvizoi se Kodi Zgjedhor tashmë ka trajtuar në mënyrë konsensuale, gjatë reformës së fundit zgjedhore, rekomandimet e ODIHR-it të viteve 2009 dhe 2011, duke e bërë kështu kornizën ligjore edhe më të mirë, edhe më solide, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e Këshillit të Europës. Kryeministri, duke shprehur bindjen e tij se mazhoranca duhet të sigurojë besimin e opozitës në proces, nënvizoi se reforma zgjedhore u bazua në propozimet e opozitës”, thuhet në njoftimin e këshillit të ministrave


21 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)