facebookUniversi i Web 2.0 ka revolucionarizuar mundësinë e lidhjes mes njerëzve në çdo cep të botës. Gjithsesi në Facebook, platformën sociale më të rëndësishëm, nuk ka vetëm qenie njerëzore, por edhe qenë, mace, marka veshjesh dhe pajisje elektro-shtëpiake.


Raporti i Quartz ka “përgënjeshtruar” rrjetin social të famshëm që pretendon se ka arritur 1,1 miliardë përdorues. Sipas tij, portali që po shënon një ulje regjistrimesh, nuk do ta arrijë dot atë shifër deri në fillim të vitit 2014, pasi më tepër se 100 milionë profile nuk janë profile personale por faqe të dedikuar një kafshe shtëpiake, madje dhe parodi për personazhe të famshëm. Madje dhe vetë themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg, i ka dedikuar një faqe qenit të tij, Beast.


21 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)