Kreu i Ballit


kryetari-i-ballit-kombetar-adriatik-alimadhiKryetari i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, akuzon kreun e mazhorancës, Sali Berisha, për mosrespektim të marrëveshjes parazgjedhore, ku kjo parti kishte rënë dakord parimisht me Berishën, që të përfaqësohej në listën e PD-së. Sipas kryetarit të PBK-së, Adriatik Alimadhi, edhe pse i ka kërkuar shpjegime për këtë vendim, që, sipas tij, ishte i qëllimshëm, Berisha refuzon të përgjigjet për këtë përjashtim. “Nuk e di sinqerisht e më bën të kem dyshime dhe të them se ajo (PD-ja) nuk është në parametrat e duhur të respektit të dinjitetit, të vlerave. Dhe këtë e them me keqardhje, sepse Partia Demokratike nuk është treguar e sinqertë ndaj Ballit Kombëtar dhe të përndjekurve politikë, absolutisht nuk është treguar e sinqertë. Në listat e PD-së mund të isha unë dhe më vjen keq, e rithem, i kam kërkuar që të nxirrte një nga personalitetet e tjera, por sërish nuk ka kthyer një përgjigje zyrtare në lidhje me këtë bashkëpunim”, deklaroi Alimadhi gjatë prezantimit të kandidatëve të PBK-së në 12 qarqet. Duke vijuar më tej, Alimadhi theksoi se ky është turp i PD-së. “Nuk mund ta pranoj që të renditen atje partiçka që s’kanë asnjë vlerë e të mos renditet Balli kombëtar. Ky është turp i Partisë Demokratike”, tha Alimadhi.