ambasada-amerikane-tiraneAmbasada Amerikanë në Tiranë ka përkujtuar sot 13 viktimat e tragjedisë së Himarës. Nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ambasada ka shprehur mbështetjen për familjet dhe miqtë e viktimave.


“Një vit më parë,të gjithë u tronditëm nga aksidenti tragjik që mori jetët e 12 studentëve të rinj. Ambasadori Alexander A. Arvizu dhe stafi i Ambasadës Amerikane dërgon mendimet dhe lutjet tona për familjet dhe miqtë e viktimave gjatë këtij përvjetori të vështirë. Zoti qoftë afër atyre të cilët ikën shumë shpejt dhe u prehshin në paqe”, shkruhet në mesazh.


21 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)