Së paku 24 persona, mes tyre 7 fëmijë, kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur dhe zhdukur, nga një stuhi e madhe me erëra të fuqishme, me shpejtësi deri në 320 kilometra në orë, në shtetin Oklahoma në Shtetet e Bashkuara.
Spiralja natyrore me gjerësi afro një kilometër, ka goditur mbrëmë qytetin Mur, që është një lagje e qytetit të Oklahomës. Stuhia shkatërroi çdo gjë, që nga shtëpitë e deri te veturat nëpër rrugë.
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shpallur gjendje e jashtëzakonshme në rajon dhe ka urdhëruar autoritetet federale që të ndihmojnë në përpjekjet për të rikthyer normalitetin në vend.
21 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)