Konflikti


irakMakina bombë shpërthyen në zonat e banuara nga shiitët në kryeqytetin irakian dhe në Basra, duke vrarë të paktën 31 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.


Zyrtarët thanë se të paktën tetë makina bombë shpërthyen dje në Bagdad. Dy të tjera shpërthyen në Basra, e cila është e banuar kryesisht me shiitë dhe është një nga qytetet më të mëdha në Irak.


Sulmet vijnë ndërsa shtohet dhuna në vend dhe tensionet janë të larta mes shumicës shiite dhe pakicës suni.


Shpërthimet dhe akte të tjera të dhunës kanë vrarë më shumë se 150 irakianë gjatë javës së kaluar, përfshi 70 që vdiqën të premten në një seri shpërthimesh që kishin si objektiv sunitë.