ministria e drejtesiseMinistria e Drejtësisë ka reaguar pas deklaratave që Drejtoresha Ekzekutive e Institutit Evropian të Tiranës, bëri për mungesën e kushteve në disa paraburgime të vendit bërë në përfundim të konferencës me temë “Rritja e aksesit në sistemin e drejtësisë në Shqipëri: Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut në Sistemin e Paraburgimit”. Zëvendësministri i Drejtësisë, Ermal Dobi ka saktësuar për mediat se ka përfunduar dhe është vënë tashme në eficencë paraburgimin e Elbasanit, me kapacitet 120 të paraburgosur.


“Paraburgimi aktual i Beratit po shkon drejt mbylljes pasi brenda tre muajve përfundon ndërtimi i paraburgimit të ri të Beratit me kapacitet prej 100 të para burgosurish. Paraburgimi dhe Burgu i Fierit, përfundon në Nëntor të këtij viti, kapaciteti 180 të paraburgosur dhe 600 të burgosur; Paraburgimi dhe Burgu i Shkodrës, inagurohet fillimi i punimeve pas dy ditësh me kapacitet 120 të paraburgosur dhe 600 të burgosur duke bërë të mundur përmirësimin në maksimum të trajtimit dhe rehabilitimit të dënuarve. Paraburgimi i Kukësit do të mbyllet shtator dhe të paraburgosurit do të transferohen në paraburgimin e Tropojës i rikonstruktuar. Ndërsa i  paraburgimi i Sarandës mbyllet në fund të vitit dhe të paraburgosurit do të transferohen në paraburgimin e Tepelenës”, tha ai.


Zv.ministri Dobi ka theksuar se të gjitha paraburgimet e reja janë të standardeve më të mira dhe kritereve të përcaktuara për vendet e Bashkimit Evropian.


21 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)