bamir topi frdKreu i FRD-së, Bamir Topi ka prezantuar ditën e sotme kandidatët për deputetë në Qarkun e Fierit,  prej nga ka shprehur shqetësimin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira më 23 qershor, për shkak të situatës së krijuar në KQZ.


Topi bëri apel për rikompozim të KQZ. Topi, ndërsa akuzoi dy krerët e partive më të mëdha në vend PD-PS, se me politikën e tyre të mbrapshtë e kanë kthyer vendin në ‘pazar’.


“Akuzoj Berishën dhe Ramën se e kanë kthyer vendin në pazar. Parlamenti është në dispozicion të Berishës. Qeveri e korruptuar, pushtet vendor me 2 koka, një i PS dhe një i PD. Administratat lëvizin në të gjitha mitingjet e Berishës. Kemi në krye të vendit një komunist”, tha Topi.


21 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)