Çmimet për produktet dhe mallrat për rritjen e të vegjëlve shënojnë rritje në katër vitet e fundit


Krahasimi – Duke krahasuar çmimin me të cilën shitet një krevat sot me katër vite më parë, rezulton që kosto të jetë shtuar të paktën 1 mijë lekë


INSTAT – Sipas INSTAT rezulton se çmimet e çantave të shkollës të jenë më të ulëta gjatë semestrit të dytë sesa në muajin shtator kur është edhe piku i kërkesave


Shtesat – fëmijët duhet të paguajnë duke kontribuar të gjithë bashkë për rojën e shkollës, për sistemin e ngrohjes, për blerjen e rezistencave


Lorina Mixha


bebeNga viti në vit çmimet e përgjithshme të ushqimeve, mallrave dhe produkteve të tjera kanë ardhur duke u rritur. Por ekspertët thonë se pavarësisht kësaj këto vite ka pasur edhe rritje të mundësive për të zgjedhur në treg. Kjo duke nisur nga produktet dhe mallrat minimale e deri te ato më të shtrenjtat, produkte markë apo tepër cilësore. Bashkë me çmimet e përgjithshme janë rritur këto pesë vitet e fundit edhe çmimet, kostot që duhet të paguash për të rritur një fëmijë. Ndërsa disa vite më parë pelenat, qumështi, sapuni, ushqimet e para kushtonin më pak, sot kemi larmi zgjedhjesh, por çmimet janë më të shtrenjta, ndërkohë që harta e familjeve të prekura nga kriza ekonomike janë shtuar edhe më shumë këtë pesë vjeçar. Kryesisht produktet që blejmë për bebet janë thuajse të gjitha produkte të importit. Por edhe për fëmijët e parashkollorëve apo ata që ndjekin arsimin 9-vjeçar veshjet, ushqimet, këpucët janë produkte të importit dhe jo të prodhimit vendas.


Për bebet, të porsalindurit çmimet për produktet e mirërritjes së tyre janë shtrenjtuar nga 10 lekë, nga sapuni, produkti bazë të larjen e rrobave dhe deri te qumështi, ushqimet që përdoren si filluese në muajt e parë të jetës.


Të porsalindurit kanë kosto, pasi përveç ushqimeve, larjes apo transportit, për ta prindërve u duhet të paguajnë një listë të gjatë aksesorësh të domosdoshme.


Por produkte e nevojshme siç janë karroca, krevati, dysheku, janë rritur edhe ato. Duke krahasuar çmimin me të cilën shitet një krevat sot me katër vite më parë, rezulton që kosto të jetë shtuar të paktën 1 mijë lekë të reja për çdo tip krevati.

nxenes-dita-e-pare-e-shkollesDysheku mund të blihet, por edhe mund të bëhet me porosi. Çmimet e porosive rrotullohen te 5 mijë lekë deri në 7 mijë lekë të reja, ndërkohë që dysheku i importit ka çmime të ndryshime, të cilat rezultojnë të jenë rritur nga 2009 të paktën me 1 mijë lekë lekë të reja.


Sot Instituti i Statistikave, por edhe institute të tjera të cilat punojnë dhe publikojnë raporte lidhur me kostot dhe me çmimet nuk disponojnë asnjë bankë të dhënash për kostot dhe shpenzimet e familjeve shqiptare për fëmijët nga viti në vit.


Sipas ekspertëve, ashtu siç INSTAT publikon raporte periodike lidhur me çmimet e ushqimeve, zarzavateve, frutave dhe analizon çmimet e shportës për të rritur, e njëjta procedurë duhet të realizohet edhe për fëmijët në grupmosha të ndryshme.


Një nga detajet e pakta të bëra publike nga INSTAT lidhur me fëmijët dhe nxënësit e shkollave, gati e vetmja, është ulja e çmimit të çantave të shkollës jashtë sezonit. Sipas INSTAT rezulton se çmimet e çantave të shkollës të jenë më të ulëta gjatë semestrit të dytë sesa në muajin shtator kur është edhe piku i kërkesave.


Fëmijët në sistemin parashkollor duhet të vishen, prandaj në buxhetin e familjeve, prindërit duhet të parashikojnë “zërin” e veshmbathjeve dhe këpucëve, çmimet e të cilave rriten nga viti në vit bashkë me kërkesat e kohës dhe fëmijëve…


Para katër vitesh një palë pantallona për fëmijë, në dyqanin më të lirë kushtonin 700-900 lekë të reja, ndërkohë që sot çmimet janë rritur të paktën me 100-200 lekë.


Po ashtu, një palë këpucë për fëmijë në tregun çam kushtojnë nga 500 lekë në 1 mijë lekë. Edhe çmimi i këpucëve për vogëlush është rritur me të paktën 50 lekë apo 100 lekë më shumë.


Një fëmije të regjistruar në sistemin 9-vjeçar përveç librave, fletoreve, vizoreve, i duhen rroba për t’u veshur, këpucë, por edhe çantë. Kosto e këtyre produkteve rritet kohë pas kohe.


Përveç librave, ushqimeve bazë familjet shqiptare duhet të paguajnë edhe për transportin për një pjesë të mirë të tyre.


Ndërkohë që shpenzime të domosdoshme në shkolla vitet e fundit janë bërë pjesë e shpenzimeve familjare edhe disa shërbime “teknike” në institucionet shkollore. Konkretisht, fëmijët duhet të paguajnë duke kontribuar të gjithë bashkë për rojën e shkollës, për sistemin e ngrohjes, për blerjen e rezistencave, por edhe për blerjen e produkteve të pastrimit të klasës.


Kjo “taksë” nuk bën përjashtim për asnjë familje, si për ato me të ardhura të ulëta ashtu edhe për ato streha me financa të konsoliduara.


 


Edhe çmimi i këpucëve për vogëlush është rritur me të paktën 50 lekë apo 100 lekë më shumë


Në buxhetin e familjeve, prindërit duhet të parashikojnë “zërin” e veshmbathjeve dhe këpucëve


Bashkë me çmimet e përgjithshme janë rritur këto pesë vitet e fundit edhe kosto e një fëmije


 


 


 


I porsalindur


 


Produkti   Çmimi para 4 vjetësh       Çmimi sot


Pelena     1020 lekë                  1070 lekë


Qumësht    1500 lekë                 1600 lekë


Sapun      50 lekë                    55-60 lekë


Ushqime


Miell orizi     200 lekë             240 lekë


Krevat          10 mijë lekë         11 mijë lekë


Karrocë         15 mijë lekë         17 mijë lekë


 


Në klasën e parë


Çantë      1500 lekë       1600-1700 lekë


Libra      1800 lekë       I pandryshueshëm


Fletore 30 lekë      40 lekë


Përparëse, (uniformë) 1100 lekë 1200-1500 lekë


Lapsa me ngjyra 500 lekë   800 lekë-1 mijë lekë, 5 mijë lekë


 


Kostoja mesatare e


një nxënësi arsimi 9-vjeçar


Tekstet shkollore 3200-4000 lekë


Me rimbursim 50 për qind


Çanta e shkollës 1500-2000 lekë


Përparësja e zezë 1200-1500 lekë


Kuleta (lapsa, gomë) 450 lekë


Fletë pune 900 lekë


Fletore shkrimi-matematike 3 mijë lekë


= 75-90 mijë lekë për nxënës


 


Gjatë shkollës


Roja 2 mijë lekë (në vit)


Transporti (nëse ka) 2500 lekë (në muaj)


25 mijë lekë (në vit)


Tekste jashtëshkollore 250-300 libri (copë 3)


Ngrohje 500 deri në 1 mijë lekë çdo vit


Shpenzime xhepi 100-200 në ditë, 3 mijë lekë në muaj


ose 30 mijë lekë në vit