Fluturimet
Shqiptarët do të kenë mundësi të udhëtojnë direkt drejt kryeqytetit të Holandës, Amsterdam, pa qenë nevoja të kalojnë transit. Natyrisht, kjo mund të kushtojë më pak kohë, por edhe kosto. “Tirana Aeroport Partners”, shoqëria që ka marrë me koncesion aeroportin e vetëm ndërkombëtar në vend, njoftoi pak ditë më parë për realizimin e një mundësie të tillë fluturimi direkt me Amsterdamin, mundësuar nga një shoqëri holandeze. “Iniciativa për vendosjen e një linje direkte fluturimesh midis Tiranës dhe Holandës, në vigjilje të sezonit turistik, tregon për interesin e madh të vizitorëve të huaj ndaj pasurive, bukurisë dhe mikpritjes shqiptare”, deklaroi ministri i Turizmit, Visar Zhiti në përurimin e linjës së çarterave Shqipëri-Holandë. Kompania ajrore holandeze do të operojë vetëm gjatë verës, një herë në javë dhe udhëtimi i pasagjerëve pritet të zgjasë 2 orë e 40 minuta.