Njësia bashkiake nr 2 në Tiranë e cila drejtohet nga LSI, është bërë ditën sotme arenë e një tensioni dhe konflikti mes punonjësve të saj me zyrtarë të dërguar nga ministria brendshme për të kryer një auditim surprizë, që sipas punonjësve të kësaj njësie bëhet vetëm për arsye politike.
Në njësinë 2, e cila drejtohet nga kryetari Elez Gjoza, i LSI një grup auditivi i ministrisë së brendshme, duke hasur në rezistencën e punonjësve, të cilët kanë bërë me dije se kryetari i kësaj njësie nuk ndodhej aty prandaj nuk mund të ushtrohej një kontroll i tillë, janë kyçur brenda njësisë bashkiake, duke mbajtur ‘peng’ edhe një punonjëse të këtij institucioni.
Ndërkohë përfaqësuesi i ministrisë së brendshme, Edmond Gjoleka ka bërë të ditur se ka ardhur në këtë njësi për një kontroll në përputhje me një urdhër të ministrit të brendshëm, Flamur Noka dhe se gjithçka është në përputhje me ligjin.
Sipas punonjëses së financës së njësisë nr 2, Mirela Çokollari, MB nuk ka njoftuar për auditimin në këtë njësi dhe se auditimi ishte bërë vetëm një javë më parë.
22 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)