papa ekzorcistNjë  video që tregon Papa Françeskun I duke kryer një ritual të çuditshëm pranë një të riu të paralizuar gjatë meshës të së dielës, në sheshin Shën Pjetër ka ngjallur spekulimet se ai mund të jetë ekzorcist.


Pamjet tregojnë se si Papa kalon pranë një njeriu të ulur në një karrige me rrota dhe në momentin që vë duart mbi kokën e tij duke pëshpëritur disa fjalë fytyra e të ndryshon menjëherë, ai nis të marrë frymë me vështirësi dhe pëson konvulsione të forta.


Gjithçka duket si një ritual ekzorcizmi, një rit i vjetër që synon të nxjerrë djallin nga trupi i njeriut.


Por gjithçka është përgënjeshtruar nga zëdhënësi i Vatikanit, i cili është shprehur se nuk bëhet fjalë për ekzorcizëm, por për një lutje.


22 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)