Panik në Paris, ku shkrimtari dhe historiani Dominique Venner, 78 vjecc, është vetëvrarë dje brenda katedrales së Notre Dame. Burri, i njohur si aktivist homofobë, dyshohet se ka ndërmarr aktin e paprecedent në shenjë proteste ndaj miratimit të ligjit për martesat e homoseksualëve në Francë. Venner, ka ecur mes një turme njerëzish në katedralen Notre Dame, ku ishin prezent rreth 1500 turistë, ka ndaluar tek altari, ka nxjerr armën dhe ia ka qëlluar vetes në gojë. Historiani, mbështetës i krahut të djathtë politik, së fundmi ka qenë i përfshirë në një fushatë të ashpër kundër martesave të homoseksualëve, që u bë i ligjshmëm 1 javë më parë.
Sipas burimeve të pakonfirmuara të “Reuters”, Zoti Venner ka shkruar një letër për aktin që do të ndërmerrte, por nuk ka bërë asnjë deklaratë publike para se t’i qëllonte vetes. Ndërkohë mediat e tjera raportojnë se Venner kishte shkruar në blogun e tij: “Nevojitet një gjest simbolik. Manifestuesit e 26 majit (protesta e radhës anti-martesave gay) kanë të drejtë të ngrenë zërin të zemëruar. Një ligj i turpshëm, megjithëse si votuar, mund edhe të abrogohet”, shkruan ai. Venner, fitues i një prej çmimeve më prestigjioze të Akademisë Franceze, ka qenë pjesë e një grupi paramilitar që luftonte kundër faktit që Franca të hiqte dorë nga Algjeria si koloni e saj.
Historiani për shkak të ideve të tij ekstremiste, ka qenë i dënuar me burg për 18 muaj. Kjo për shkak të rolit të tij në një organizatë ultra-kombëtare.
22 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)