Shpresa


Lojtari i ka bërë gati të gjitha dokumentet për të marrë pasaportën shqiptare


Herolind Shala, talenti qe do i bashkohet ShpresesBumi i afrimit të talenteve të rinj në kombëtaren e Shqipërisë nga anekënd Europës vazhdon. Madje jo vetëm për përfaqësuesen A të drejtuar nga Xhani de Biazi, por në të gjitha nivelet e ekipeve kombëtare. Një i tillë është edhe Herolind Shala, i cili ka vendosur të braktisë Norvegjinë për t’ju bashkuar Kombëtares sonë U-21. Bëhet fjalë për një tjetër lojtar cilësor shqiptar, i cili origjinën e ka nga Kosova, por ka lindur më 1 shkurt 1992 në Porsgrun të Norvegjisë. Ai më parë ka luajtur me kombëtaret norvegjeze U-17 dhe U-21, por ditët e fundit është mësuar se ka zgjedhur të luajë për ngjyrat e kombit të prindërve të tij. Shala i ka bërë gati të gjitha dokumentet për të marrë pasaportën shqiptare. 21-vjeçari mund të luajë si mesfushor qendre, si mesfushor i avancuar dhe si mesfushor i krahut të majtë. Aktualisht luan për ekipin e Odd Grenland në Trippligen të Norvegjisë. Në total ai numëron vetëm tri ndeshje të luajtura me ekipet norvegjeze të moshave. Gjithsesi, tashmë janë të shumta shanset që ai në të ardhmen të bëhet pjesë e kombëtares U-21 të Shqipërisë. Vlera e tij aktuale kap shifrën e 400 mijë eurove, sipas portalit të specializuar të merkatos, “Transfermarkt.de”. Me Shalën, trajneri Gega do të ketë një futbollist më shumë në mesfushë pas mungesave të mëdha që ka në ekip për ndeshjen kundër Hungarisë më 6 qershor. Ditë më parë, Kombëtares U21 i është bashkuar edhe Haxhi Neziraj, i cili luan në radhët e ekipit të dytë të Lucernës në Zvicër. Përfaqësuesja jonë Shpresa po përgatitet për ndeshjen eliminatore të 7 qershorit kundër Hungarisë në “Niko Dovana” të Durrësit.


 


Mesfushori


21-vjeçari mund të luajë si mesfushor qendre, si mesfushor i avancuar dhe si mesfushor i krahut të majtë dhe është aktivizuar në tri ndeshje me Norvegjinë U-17 dhe U-21