Ish-presidenti
Kreu i FRD-së, Bamir Topi, njëherësh ish-presidenti i Shqipërisë, shpreh shqetësimin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira më 23 qershor, për shkak të “ngërçit” të krijuar në KQZ. Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Qarkun e Fierit, Topi bëri apel për rikompozim urgjent të KQZ. Topi, nuk kurseu sulmet ndaj dy krerëve të partive më të mëdha në vend PD-PS, duke akuzuar se e kanë kthyer vendin në ‘pazar’. “Akuzoj Berishën dhe Ramën, e kanë kthyer në pazar vendin. Parlamenti është në dispozicion të Berishës. Qeveri e korruptuar, pushtet vendor me 2 koka, një i PS dhe një i PD. Administratat lëvizin në të gjitha mitingjet e Berishës. Kemi në krye të vendit një komunist”, deklaroi kreu i FRD-së, Topi.