sqarohen-23.5.13.Mes Elonës, Anaidit dhe Rikes vazhdojnë shakatë dhe batutat ironike kundrejt njëri-tjetrit dhe Ilirit herë pas here.

Në një moment Rikja e pyet se përse Anaidi mendon se qëllimi i saj është që t’i ngatërrojë njerëzit. Ndërsa Anaidi nuk do që ta shtyjë më tej këtë bisedë por e shndërron në shaka dhe pasi largohet Elona, Rikja e rifillon sërish.


Anaidi i tregon se mendon që ajo vërtet fut ngatërresa në shtëpi, por nuk di t’ia shpjegojë se pse e bën këtë gjë. “Ti mendon se unë e bëj me dashje?”, e pyet ajo. “Nëse e bën me dashje, tregon aftësi, nëse nuk e bën, jo”, ia kthen Anaidi.

Ndërsa Rikja tregon se nuk ka asnjë qëllim për ta bërë këtë gjë dhe se ky është vetëm një perceptim i gabuar i tij. Pas shakave me njëri-tjetrin, Anaidi largohet, ndërsa Rikja qëndron për disa minuta vetëm.


Ndërsa në kopsht fillon një diskutim mes Shpendit dhe Eldorës për sa i përket debatit të sotëm i cili filloi thjesht si një sugjerim për sa i përket gatimit nga ana e Shpendit. Diskutimi mes tyre është shndërruar në debat, kur mes Shpendit dhe Eldorës është krijuar nj zënkë. Ata mundohen të sqarohen, ku secili justifikon veten, por ndërkohë shkëmbejnë edhe ndonjë batutë me shaka mes nëjri-tjetrit. Eldora in tregon se nuk ishte aspak faji i saj, pasi ajo ishte duke biseduar me vajzat dhe nuk kishte asnjë qëllim të keq, ndërsa Shpendi e akuzon se ajo ndërhyn edhe në gjërat që nuk i takojnë dhe aq më tepër kur prezent është ai. “Të kam përkëdhelur më shumë sesa duhet”, i thotë ai, duke e bërë Eldorën të qeshë.

Prezent aty është edhe Iliri dhe të tre bëjnë shaka me nëjri-tjetrin herë pas here. “Unë i thosha Rikes, ti ndërhyje”, i bën të qartë Shpendi, ndërsa Eldora i tregon se ndërhyn aty ku e shikon me vend të ndërhyjë. “Unë çdo gjë ta thashë me shaka dhe ty nuk duhet të të mbetet qejfi”, i thotë Eldora herë pas here.


Ndërsa më vonë aty shkon edhe Anaidi, i cili futet në diskutim me ta dhe fillon të shkëmbejë batuta me shaka për të dy. Ai i thotë Shpendit se e ka zili që ai ka një njeri të afërt brenda shtëpisë.

23 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)