pwe-lonwn-23.5.13.-300x170Shpendi dhe Iliri  dalin në kopsht duke pirë kafenë, ndërsa fillojnë të bisedojnë me nëjri-tjetrin. Shpendi i tregon se ka parë shumë ëndrra gjatë natës dhe se nuk po arrin dot të bëjë një gjumë të qetë. Ndërsa Iliri i tregon se ka fjetur shumë mirë gjatë natës së mbrëmshme dhe e ka zënë gjumi papritur.

Ndërsa më vonë zgjohet Anaidi, i cili tregon edhe ai një ëndërr që ka parë gjatë natës, teksa bisedon me Shpendin.


Elona shkon në dush me Eldorën, për të cilën kujdeset për ta larë, duke qenë se e ka ende me allçi krahun. Më vonë aty shkon Rikja për të bërë dush, ndërsa Elona pret që të mbarojë Eldora dhe Rikja, për të bërë ajo dush, ndërsa shkëmben batuta me Ilirin dhe Shpendin, të cilët ndodhen jashtë.


Iliri dhe Shpendi vënë re që Elona vazhdon të qëndrojë atje për disa minuta me radhë dhe fillojnë ta ngacmojnë, duke i bërë gjeste e duke i thënë se mes saj dhe Rikes ka shumë afërsi. Ndërsa Elona e merr me shaka dhe ia kthen batutat me të qeshur, ndërsa vazhdon të bisedojë me Riken dhe Anaidin në banjë.


“Seriozisht, çfarë është duke pritur Elona në banjë?”, thotë Shpendi duke qeshur, ndërsa shkakton të qeshura tek Iliri.

Ndërsa Elona në banjë i thotë Anaidit se djemtë janë keqkuptuar dhe po i thonë: “Hajde se s’ta merr njeri Riken”, ndërkohë që ajo sqaron se është duke pritur Eldorën.

“Nganjëherë mendoj se mos këto të dyja janë lesbike”, thotë Shpendi. “Jo, nuk besoj, ku janë lesbiket kaq të shëmtuara”, ia kthen Iliri, ndërsa të dy vazhdojnë me batuta kundrejt Elonës.


23 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)