Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të natë së djeshme në fshatin Shtiqën të Kukësit.
Sipas të dhënave të policisë së qytetit verior, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku kreun e PD në fshatin Shtiqën, Bujar Shehu.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnatës kur 38 vjeçar, kryetar i degës së PD në Shtiqën, njëkohësisht edhe drejtor i Bordit të Kullimit është qëlluar me breshëri automatiku. Ai është dërguar në Spital Ushtarak ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Në momentin e ngjarjes Shehu ka qenë i vetëm në makinë, duke u kthyer për në banesën e tij në fshatin Shtiqën.
Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes së kryetarit të PD-së së fshatit Shtiqen, ndërkohë që policia e Kukësit po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe për zbardhjen e motiveve të ngjarjes së rëndë.
23 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)