policia ne vendngajrje200 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia e Gjirokastrës në ambientet e ish – fabrikës së tullave në Luftinjë të Tepelenës. Sipas burimeve zyrtare, sasia e drogës ndodhej në një nga dhomat që shërbente për tharje.


Policia sqaron se marijuana ishte e mbështjellë në disa pako  me natriban. Në polici janë shoqëruar dy persona dhe roja i objektit, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrjetit të personave të përfshirë në trafik .


24 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)